Sacro Cuore di Gesù, Cristo risorto, Reggio di Calabria Sacro Cuore di Gesù, Cristo risorto, Reggio di Calabria 

Shenjtorët e Javës 6-13 shtator

Kisha kremton të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 6 shtator, kalendari kujton shën Zakarinë profet, shën Onesiforin, dishepull i shën Palit Apostull. Qortimi vëllazëror dhe lutja e përbashkët me të njëjtin ndjet: mbi këto dy shtylla të jetës së krishterë na flet Ungjilli i kёsaj sё diele nga Mateu, i cili u tregon të krishterëve se si duhet t’i qortojnë mëkatarët, duke u bazuar në fjalët e vetë Jezu Krishtit, nëse vëllai im bën faj kundër meje, unë duhet t’i drejtohem me dashuri e para së gjithash, t’i flas personalisht. Qortimi i vërtetë vëllazëror është i dhimbshëm, sepse i bërë me dashuri, vërtetësi e përvuajtëri. Nëse ndjejmë kënaqësi, kur qortojmë, kjo nuk vjen nga Zoti!

R.SH. - Vatikan

E diel 6 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 6 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë profet, shën Onesiforin, dishepull i shën Palit Apostull. 

Ungjilli i kësaj së diele nga Mateu, qё flet pёr korrigjimin vëllazëror, u tregon të krishterëve se si duhet t’i qortojnë mëkatarët, se si të krishterët duhet tё qortojnë vëllazërisht njëri-tjetrin, duke u bazuar në fjalët e vetë Jezu Krishtit. Nëse vëllai im bën faj kundër meje, unë duhet t’i drejtohem me dashuri e para së gjithash, t’i flas personalisht. Qortimi i vërtetë vëllazëror është i dhimbshëm, sepse i bërë me dashuri, vërtetësi e përvuajtëri. Nëse ndjejmë kënaqësi, kur qortojmë, kjo nuk vjen nga Zoti!

Të hënën më 7 shtator, kalendarit kishtar përkujton shën Regjinën, virgjër e martire dhe shën Guidon, ipeshkëv të Areco-s.

Të martën me 8 shtator, Kisha katolike kremton festën e të Lindurit të Virgjërës Mari, Zojës së Papërlyer. Kjo festë te populli shqiptar njihet me emrin ‘Zoja e Vogël’. Zoti ka vënë në të burimet e jetës, është e zgjedhura mbi të gjitha gratë. Jezu Krishti është mishëruar në kraharorin virgjëror të një vajze, në një vend të vogël të Galilesë; është lindur në Betlehem, në një vend të thjeshtë të Judesë, e në shtëpinë e varfër të Nazaretit është rritur duke vënë themelet e misionit shpëtimtar. Gjithnjë më 8 shtator, kalendari kishtar kujton edhe shën Sergjin I, papë.

Të mërkurën më 9 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Pjetrin Klaver, meshtar jezuit, apostull ndër zezakë të internuar; shën Gorgonin, martir.

Të enjten më 10 shtator, kalendari kishtar kujton shën Nikollën Tolentino, meshtar rregulltar agostinian;

Të premten më 11 shtator, kalendari kishtar kujton shën Protin e Jacintin, martirë.

Të shtunën më 12 shtator, kalendari kishtar kujton festën e Emrit të Shenjtë të Virgjërës Mari, si dhe shën Guidon nga Brabanti e Shën Silvanin e Veronës.

Të dielën e ardhshme më 13 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 24-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 13 shtator kalendari kishtar përkujton shën Gjon Gojartin apo Krizostomin, ipeshkëv e doktor i Kishës.

06 shtator 2020, 10:27