San Giuseppe Calasanzio, Giuseppe Mazzarese San Giuseppe Calasanzio, Giuseppe Mazzarese 

Më 25 gusht kalendari kishtar përkujton Shën Jozefin Kalasancio

Shën Jozefit Kalasancio, meshtar, themelues i rregulltarëve Skollopë, për të ndihmuar një zgjidhjen e problemit të arsimit, me miratimin e Papës Palit V, më 1617 José themeloi “Kongregatën Paoline të të Varfërve të Nënës së Zotit të Shkollave të Përshpirtshme” – Kongregatë e njohur me emrin “Etërit Skollopë”, të cilët veprojnë në mase 20 Vende në 4 kontinente të botës.

R.SH. - Vatikan

Më 25 gusht, kalendari kishtar shënon përkujtimin e shën Jozefit Kalasancio, meshtar, themelues i rregulltarëve Skollopë.

Shën José (Jozefi) Calasancio, meshtar, lindi më 31 korrik të vitit 1558 në Perlata del Sal, në Aragona, në Spanjë. Pasi u bë meshtar, udhëtoi në Romë ku zhvilloi detyra të veçantë, duke iu përkushtuar, mes tjerash, edhe apostullimit ndër shtresat më të varfra të qytetit, me një kujdes të posaçëm  ndaj fëmijëve e të rinjve të rrugëve.  

Në vitin 1597 hapi shkollën e parë popullore të Evropës pranë Kishës Shën Dorotea në lagjen romake Trastevere. Institucioni tij i quajtur “shkollë e përshpirtshme”, u pranua si Institut i rregullt kishtar dhe kështu nisi të përhapej edhe përtej kufijve të Italisë.

Vepra e shën Jozefit nga Calasancio-s qe e jashtëzakonshme sepse, ai e interpretoi në mënyrën më të hapur e konkrete mendimin e Koncilit kishtar Tridentin, duke themeluar  një “shkollë të krishterë për jetën” e cila i shoqëronte nxënësit gjatë formimit të tyre deri në universitet.
Një shkolle të tillë, shën Jozefi i përcaktoi një rregullore solide e dha synime të larta e të çmueshme.

Kështu, për të ndihmuar një zgjidhjen e problemit të arsimit, me miratimin e Papës Palit V, më 1617 José themeloi “Kongregatën Paoline të të Varfërve të Nënës së Zotit të Shkollave të Përshpirtshme” – Kongregatë e njohur me emrin “Etërit Skollopë”, të cilët veprojnë në mase 20 Vende në 4 kontinente të botës.

Shën Jozef Kalasanci shkruante shenjtori për misionin në fushën e arsimit:Është mision tej mase i fisëm dhe burim meritash të shumta të përkushtohesh për edukimin e fëmijëve, veçanërisht të të varfërve, për t’i ndihmuar të arrijnë jetën e pasosur. Kush bëhet mësuesi i tyre dhe, me anë të formimit intelektual, punon për t’i edukuar, sidomos në fe dhe në përshpirtëri, kryen kundrejt fëmijëve shërbesën e vetë engjëllit të tyre rojtar dhe ka merita të mëdha për zhvillimin e tyre njerëzor dhe të krishterë”.

25 gusht 2020, 09:06