Mineapolis- shtatore të shkatërruara Mineapolis- shtatore të shkatërruara 

SHBA: Vandalizëm kundër shtatoreve dhe vendeve katolike. Dënimi i ipeshkvijve

Prelatët e SHBA-ve shqetësohen pas një periudhe të gjatë dëmtimesh kundër vendeve dhe simboleve të katolicizmit: “Shenjë e një shoqërie të sëmurë, që ka nevojë të shërohet”.

R. SH. - Vatikan

“Kisha të djegura, shtatore të Krishtit e të Zojës së Bekuar të copëtuara, pa kokë”… Shtohen në SHBA-të episodet e dëmtimit të vendeve e të simboleve të katolicizimit. Një e dhënë shqetësuese, që Konferenca ipeshkvnore lokale (Usccb) e komenton, në një deklaratë të dy kryeipeshkvijve: Thomas G. Wenski e Paul S.Coakley, përkatësisht kryetar i Komitetit ipeshkvnor për lirinë fetare e i Komitetit  për drejtësinë  dhe zhvillimin njerëzor.

“Janë vepra të kryera nga njerëz të veçantë, të trazuar, që kërkojnë ndihmë, ose të atyre që e urrejnë krishterimin e kërkojnë t’i frikësojnë të krishterët. “Shenjë e qartë kjo, e një shoqërie të sëmurë, që ka shumë nevojë të mjekohet, për t’u shëruar!”. Po kush i shkatërron këto simbole të shenjta? Dora e njeriut duket qartë, por jo shkaku - shkruajnë ipeshkvijtë - që vijojnë të sqarojnë: “Ndërsa përpiqemi  ta kuptojmë shkakun e shkatërrimit të këtyre simboleve  të  dashurisë hyjnore e të devocionit njerëzor, lutemi për ata që i shkatërruan e mbetemi vigjilentë kundër çdo shkatërrimi të ri”.

24 korrik 2020, 10:49