Besimtar mysliman gjatë lutjes, në xhami Besimtar mysliman gjatë lutjes, në xhami 

Mesazhe vëllazërimi, për Festën myslimane të flijimit

Me rastin e Eid al-Adha, prelatët francezë - e edhe ata shqiptarë - i uruan myslimanët, duke kujtuar gjithashtu vuajtjen e shkaktuar nga koronavirusi dhe unitetin e feve, përballë pandemisë, për ruajtjen e së mirës së përbashkët, përmes sjelljes së përbashkët qytetare.

R. SH. - Vatikan

Është mesazh, që fton për unitet e vëllazërim  - ai që ipeshkvijtë e Francës ua drejtuan myslimanëve të cilët sot, 31 korrik, kremtojnë Eid al-Adha, “Festën e Flijimit”. Në dokumentin ipeshkvnor, nënshkruar nga Atë Vincent Feroldi, drejtor i Shërbimit kombëtar për marrëdhëniet me myslimanët, kujtohet se vuajtja e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, e afroi shumë botën katolike me atë myslimane: “Ata, që besojnë në një Zot të vetëm, bashkëpunuan ngushtë në mbrojtje të jetës njerëzore” - nënvizohet në mesazh. E të dyja palët vijuan të jetojnë si besimtarë të vërtetë,  duke u lutur e duke i kushtuar vëmendje të dorës së parë takimit me Zotin, përmes dëgjimit, ndarjes së përbashkët, solidaritetit e shqetësimit për ta mbrojtur jetën në të gjitha format e saj”. Ndaj i falënderuan edhe gjithë ata, që luftuan kundër pandemisë

Edhe të krishterët shqiptarë i uruan vëllezërit myslimanë, në festë

Mesazhet që katolikët e mbarë botës - edhe ata shqiptarë - u drejtojnë vëllezërve myslimanë përfundojnë me fjalë vëllazërore urimi. Urohet: “Gëzuar Festën e Eid al-Adha! Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja e bashkësitë tuaja!”.

31 korrik 2020, 11:49