20200522_Pxhere_il-vostro-cuore-si-rallegrerA-e-nessuno-potrA-togliervi-la-vostra-gioiaAEM.jpg

Të meditojmë me Ungjillin e së Dielës XII të vitit liturgjik 'A'

Ungjilli i së dielës XII të vitit liturgjik A, marrë nga Mateu, na kërkon të mos kemi frikë nga njerëzit. Jezu Krishti i dërgon dishepujt e tij të predikojnë edhe nga pullazet.

R.SH. - Vatikan

26 Aso kohe, Jezusi u tha nxënësve të vet: “Mos ua kini, pra, frikën! Sepse nuk ka gjë të mbuluar që nuk do të zbulohet, as të fshehtë që s’do të dihet. 27 Çka ju them në errësirë, thoni në dritë, e çka dëgjoni të thënë në vesh, predikoni nga pullazet! 28 Mos i droni ata që vrasin trupin e nuk mund ta vrasin shpirtin. Kini frikë më tepër nga Ai, që mund t’jua humbë në ferr shpirtin edhe trupin. 29 A nuk shiten dy trumcakë për një aspër? E, megjithatë, asnjë prej tyre nuk bie në tokë pa lejen e Atit tuaj. 30 E ju? Madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kresë suaj janë të njehura! 31 Pra, mos droni! Ju vleni më tepër se shumë trumcakë!” 32 “Kushdo, pra, pranon para njerëzve se është imi, edhe unë do të pranoj para Atit tim që është në qiell, se jam i tij. 33 E atij që më bie mohit para njerëzve, edhe unë do t’i bie mohit para Atit tim qiellor”.

Të lutemi së bashku:

Lajmi i Mirë nuk është ndonjë

sekret për t’u ruajtur në rrethe ekskluzive,

as ndonjë doktrinë për t’ua njoftuar vetëm pak të zgjedhurve.

Ti do, o Jezus, që fjala Jote

e ngushëllimit dhe e shpresës

të arrijë tek çdo burrë e çdo grua.

 

Prandaj, na paralajmëron

nga njëra prej pengesave më të mëdha

që hasim në udhën tonë:

frika, frika nga njerëzit,

nga gjykimi dhe nga marrëdhëniet e tyre

nga refuzimi dhe nga mashtrimet e tyre

nga fyerjet dhe përbuzjet e tyre.

 

Ke të drejtë, o Zot,

sepse është pikërisht kjo frikë, që nganjëherë na paralizon,

na bllokon, na pengon të bëjmë e të themi

çfarë është në përkim me Ungjillin tënd.

 

O Zot, na liro nga kjo frikë

20 qershor 2020, 08:14