1590924167935.jpg

Nё Kishat e Kosovёs besimtarёt u kthyen pas dy muaj lockdown

Nё solemnitetin e Rrëshajëve, kёtё fund-jave, pas dy muaj lockdown, besimtarët e Kishës katolike tё dioqezës Prizren-Prishtinё, u kthyen nё Kisha pёr tё marrё pjesё personalisht nё kremtimin e Meshёve, gjithnjё nё respektimin e masave tё sigurisë si distancimi, maskat dhe dezinfektimi.

R.SH. - Vatikan

Nё solemnitetin e Rrëshajëve, kёtё fund-jave, pas dy muaj lockdown, besimtarët e Kishës katolike tё dioqezës Prizren-Prishtinё,  u kthyen nё Kisha pёr tё marrё pjesё personalisht nё kremtimin e Meshёve, gjithnjё nё respektimin e masave tё sigurisë si distancomi nga njёri-tjetri, maskat e dezinfektimi. Besimtarёt u kthyen me gёzim tё madh pёr mundёsinё qё kanё tё marrin pjesё pёsёri personalisht nё kremtimin e Eukaristisё Shenjte, por edhetё vetёdijshёm se duhet kujdesur edhe nё tё ardhmen, pёr t’u ruajtur nga pёrhapja e infektimeve tё mundshme nga covid.19.  Kthimi i besimtarёve nё Kishё dhe lehtёsimi i masave miratuar nga autoritetet e vendit pёr qytetarёt, shënon njё rifillim tё ri plot shpresё pёr njё tё ardhme mё premtuese. Mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt...

Nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt.

Rikthimi i besimtareve nё Kishё solemnisht nё tё Dielën e Rrëshajëve

Me mbylljen e ciklit tё Pashkëve, pikërisht ne te Dielën e Rrëshajëve, besimtaret u kthyen serish ne te gjitha famullite kishtare tё Dioqezës Prizren-Prishtine pas mbylljes me shume se dy muaj per shkak te pandemise se koronavirusit. Kete e beri te mundur lehtësimi i masave nga Qeveria e Kosovës, ne koordinim me institucionet shëndetësore te vendit. 

Ne Konkatedralen ‘’Shen Nene Tereza’’ ne Prishtine, besimtaret dukeshin te gezuar per kete rikthim ne Tempullin e Zotit !. Ata me maska mbrojtese, ne hyrje te Kishes kalonin permes tunelit dezinfektues, e duke respektuar keshtu distancen e nevojshme, zinin vendet e tyre te shënuara, gjithnje sipas keshillave te Institutit Kombetar te Shendetit Publik.

E, gezimi verehej dukshem edhe ne syte e shume meshtarëve e tё motrave rregulltare kur pane besimtaret prezente ne meshe pas nje mungese bukur te gjate. Me kete rast ipeshkvi imzot Dode Gjergji, tha se ishte e veshtire mbajtja e kremtimi i Mesheve pa pranine e tyre.

 “E di qe gjate gjithe kesaj kohe keni pasur shume dhimbje e veshtiresi te pajtoheni qe nuk mund te merrni pjese ne meshe. Por, sic e keni percjelle nepermjet mediave dhe rrjeteve sociale, ju keni pare qe kemi vazhduar t,i kushtohemi Zotit, kemi vazhduar te sherbejme Kultin Hyjnor qe Krishti na ka lene amanet. E, ju mjerisht eshte dashur te merrni pjese ne keto sherbesa nga distanca  neper  shtepi, duke afruar shpirtin tuaj ne kishe, permes meditimit”, tha imzot Dode Gjergji.

Ai  ne vazhdim, u nderlidh edhe me situaten ne kohe pandemie nga e cila, tha se, duhet pasur kujdes te shtuar. “Une jam i vetedijshem qe nuk ndjehemi mire ketu ne Kishe me maska, qe po dukemi sikur te ishim mjek, por tani besa duhet te behemi edhe mjek per shendetin tone, pra, secili duhet te behet mjek i shpirtit te vet dhe duhet ti respektojme rekomandimet e percaktuara’’, theksoi ipeshkvi, duke falenderuar me kete rast te gjithe personelin mjekesor dhe strukturat tjera qe kane sherbyer ne mbrojtjen e shendetit dhe mireqenien e popullit te vendit tone gjate kesaj periudhe te pandemise me Kovid 19.

Nje pjese te fjales se predikimit, ipeshkvi ia kushtoi edhe historikut dhe solemnitetit te kremtimit te Rreshajve. Ai tha se me kremtimin e solemnitetit të Rreshajeve, Kisha e mbyll ciklin e Pashkeve per te vijuar me kohen e zakonshme liturgjike gjate vitit kishtar. Dhe, ashtu sikur pema qe pas periudhes se lulezimit na sjell me pas frytet e veta ne menyre qe ti shijojme, po keshtu edhe mbyllja e Kohes se Pashkeve, me pas na dhuron Shpirtin Shenjt.

01 qershor 2020, 14:15