Imzot Frendo: tё rikrijojmë ndërgjegjen morale nё shoqërinë tonё
R.SH. - Vatikan
Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike tё Shqipërisë e kryeipeshkvi metropolit i Kryedioqezёs Tiranё-Durrёs, imzot George Frendo, përmes njё reflektimi tё kёtyre ditëve, ndalet tek realiteti i shoqërisë sot nё Shqipëri, duke analizuar çështje, probleme, vlera dhe mosvlera qё karakterizojnё jetёn shoqёrore.
"Ndjej nevojёn qё unё si ipeshkёv, ne si Kishё katolike por edhe bashkësitë e tjera fetare, tё bёjmё mё shumё pёr tё krijuar njё ndërgjegje morale. Krahas krizёs ekonomike, krizës sё papunësisë, krizёs financiare etj, ekziston edhe njё krizё e thellё morale, qё ёshtё nё bazёn e shumë tё këqijave, siç janё vrasjet, droga e dëmet, qё u bёhen tё tjerёve, duke krijuar mё shumё tensione nё komunitet.
Kriza morale na sfidon edhe si komunitet dhe vё në lojë vlerën e shpirtit tonë, vlerёn e jetёs personale e komunitare. Pёr kёtё, sipas kryeipeshkvit, imzot Frendo, kriza morale krijon njё krizë shumё mё seriozore shoqёrore, prandaj pyet: çfarё mund tё bëjmë e çfarë po bëjmë pёr tё ndërtuar njё shoqëri mё tё fortë moralisht, pёr tё mbrojtur vlerat e pacënueshme siç ёshtё jeta, çfarё po bëjmë pёr tё çrrënjosur viruset, qё shkaktojnë kriza vlerash e tensione nё shoqёri?"
Imzot George Frendo citon enciklikёn profetike tё Papёs Pali VI, “Populorum Progressio” – “Zhvillimi i Popujve”, të 26 marsit 1967, e cila trajton problemet e mëdha të globalizimit ekonomiko-shoqëror në botë e na fton të mbështesim jetën në Zotin dhe të ndërtojmë shoqërinë me Zotin. Shpirti dhe forca e një komuniteti, matet me mënyrën se si arrin të bashkohet për t'u përballur me momentet e vështira, me krizat e thella, për ta mbajtur shpresën gjallё, për të hapur horizonte. E nuk duhet harruar se jeta e njeriut pa Zotin nuk funksionon, sepse është pa dritë. Ta braktisim mëkatin, ta braktisim krizёn morale e të vendosim të kthehemi tek Zoti, t’u kthehemi vlerave. Ta bëjmë së bashku këtë udhë të çlirimit të brendshëm e shoqёror nga kriza morale.
Si njerëz të kohës sonë, të mos harrojmё kurrë se Zoti vijon të na trokasë në portë! Me Të, njeriut i hapen horizontet e shpresës, i krijohet themeli, ku mund të mbështetet pa frikë për jetën dhe besimi se mund të lëshohet plotësisht në duart e Tij, duar të Dashurisë, mbi të cilën mbështetet vetë jeta dhe bota. Po tё dёgjojmё reflektimin e imzot George Frendos, në mikrofonin e Elidon Dodajt, realizuar pёr redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News..