2019.08.31  Gesu Cristo Vangelo della Domenica 2019.08.31 Gesu Cristo Vangelo della Domenica  

Shenjtorët e javës 10 – 17 maj

Me 10 maj, Kisha katolike kremton të dielën e 6-të të Pashkëve, po më 10 maj kalendari kishtar përkujton edhe Shën Jordanin, martir, Shën Jobin, Shën Kataldin e të Lumin Nikola Albergatin. Fjala e Zotit e kёsaj sё diele na fton të gjithëve që të ndihemi dishepuj dhe misionarë të Krishtit, Rruga, e Vërteta dhe Jeta.

R.SH. - Vatikan

E diel 10 maj, Kisha katolike kremton të dielën e 5-të të Pashkëve, po më 10 maj kalendari kishtar përkujton edhe Shën Jordanin, martir, Shën Jobin, Shën Kataldin e të Lumin Nikola Albergatin. Fjala e Zotit e kёsaj sё diele na fton të gjithëve që të ndihemi dishepuj dhe misionarë të Krishtit, Rruga, e Vërteta dhe Jeta. Të shumta e të shumëllojshme janë sfidat e tanishme: ja përse është e rëndësishme që të krishterët të jenë të formuar për të qenë “tharm” i së mirës dhe “dritë” shenjtërie në këtë botë.

Të hënën më 11 maj, kalendari përkujton Shën Injacin e Lìkonit, Shën Gualtierin apo Walterin.

Të martën më 12 maj, kalendari përkujton Shenjtorët Nereun e Akileun, martirë; Shën Pankracin, martir e Shën Leopoldin Mandiç.

Të mërkurën më 13 majKisha katolike kremton festën e Zojës së Bekuar të Fatimes së Portugalisë, e gjithnjë më 13 maj kujton edhe përkushtimin e Kishës së Marisë “tek Martirët” në Patheon të Romës.

Të enjten më 14 maj, kalendari përkujton Shën Matinë që, i dashur nga Ati Qiellor, u bashkua me 12 Apostujt e Jezusit.

Të premten me 15 maj kalendari përkujton Shën Sofinë, Shën Torkuatin, ipeshkëv të Guadiksit dhe Shën Isidorin, bujk.

Të shtunën më 16 maj, kalendari përkujton ë Shën Aleksandrin, ipeshkëv e Shën Ubaldin, ipeshkëv të Gubios,

Të dielën e ardhshme më 17 maj, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 6-të të Pashkëve. Liturgjia e kësaj së diele na kujton se ta njohësh, ta pranosh Krishtin e Gjallë, do të thotë ta duash e ta pranosh Hyjin në vëllezër e motra, të cilët Ai na porosit t’i duam porsi vetveten. Në Ungjillin e kёsaj sё diele, Gjoni apostull kumton se të pagëzuarit, në Krishtin, nuk janë më shërbëtorë, por miq të Hyjit.

 

10 maj 2020, 12:19