Maji i luleve, muaji i Zojës Maji i luleve, muaji i Zojës 

Maji i Zojës: Si lindi devocioni i muajit të Marisë?

Maji i luleve i kushtohet Zojës, Nënës së Krishtit Zot! Po a e dimë si lindi ky devocion, që vijon prej qindra vjetësh?

R. SH. - Vatikan 

Devocioni i muajit të Zojës, muajit të majit, filloi në vitet 1700, përmes veprimtarisë së tre jezuitëve, që kryenin misionin e tyre në veri, në qendër e në jug të Italisë. Më i njohuri është atë Alfons Muxareli. Etërit jezuitë zgjodhën pikërisht muajin më të bukur të vitit, kur natyra është në kulmin e lulëzimit, që t’i ftonin të gjithë besimtarët për ta nderuar Nënën e Zotit, lulen më të përvujtë, më të bukur të njerëzimit.

 Po, ç’përfaqëson Maria për gratë e kohëve tona?

 Gruaja e ditëve tona frymëzohet nga Maria, por sipas figurës biblike, e jo sipas disa klisheve tradicionale, të cilat e paraqesin si grua pasive, që pëson pa bëzajtë. Pali VI në “Marialis Cultus”, e kundërshton këtë mënyrë paraqitjeje, duke i ftuar besimtarët të shfletojnë Ungjillin për ta njohur Marinë, grua aktive, që e kupton mirëfilli përgjegjësinë e vet, që merr vendime e  “Madhëron Zotin”, sipas kritereve të dijes hyjnore e jo të dijes njerëzore.

Marisë i lutemi duke thënë Rruzaren Shenjte. Nuk është praktikë që i përket së kaluarës, e aq më pak lutje mekanike – na kujtoi përsëri Papa Françesku këto ditë. Ditë të shqeta, plot me dallgë, kur kemi aq shumë nevojë që dikush të na e rikthejë shëndetin dhe qetësinë e humbur. E kush më mirë se Maria?  

05 maj 2020, 13:28