Lutje Zojës pas hekurave të burgut Lutje Zojës pas hekurave të burgut 

Maji i Zojës: Lutje Zojës, pas hekurave të burgut

Dy lutje poetike drejtuar Zojës, në majin e saj, në natën e zezë të persekutimit, krijuar nga Atë Aleks Baqli në pranga, titulluar “Dhantia” dhe “Ave Maria”

R. SH. - Vatikan

Dhantia”

Tok’s s’zez’ lule i kerkova

Për Ty, o Nan’ Hyjnore,

Lterin por kund s’ta gjeta,

Veshk’, lulet m’ran’ prej dore.

          Lodja loden s’ma priti

          Tue përcjell’ dnes’t e mia:

          Për Majin Tand t’lulzuemin,

          O Nan, k’to kjen’dhantia.

                                       

Shkodër, maj 1986

 Ave  Maria

 O  Nan’ Hyll n’qiell t’lumnive

 Mbretnesh’ n’kreatyr’ sa janë

 Deh, vro tand bir – n’kët’ burg  t’vështir’,

 O  Nan’ ndihmoj o Nanë

                       Ave  Maria, Ave Maria, Ave Maria!

        Kush thue do t’ia vej’ veshin

Dnes’s s’ndrydhun t’burgut  t’mjerë,

Po nuk kje Ti - që  aq ambel di,

Zoj’, lott njimend me i terë?

Vuejtjet, që ma t’rand’ jetën,

M’a bajn’ dita me ditë,

T’gjitha i harroj - kur n’Ty mendoj

N’kët’ terr, o e vetmja dritë!

E di se mbas verigash

Mbas kobesh të k’saj jetë,

Do t’m’lej nji agim - i pa prendim,

Lirin’ kur t’gzoj t’ vertetë.

Prandej n’terrin’ t’k’tij burgut,

Harrue e n’kët’vetmi,

Der fryma t’m’laj-un’nuk do t’praj,

Tue t’k’ndue: T’falem  Mari.

 Kur syt n’burg t’errt’ mue t’m’erren,

Tu’u çil’ n’drit’ t’pambarim,

Ma e para fjal’- n’qiell mue do t’m’dalë:

T’falem Mari’, me g’zim!

                       Burg, Shkodër, 8 Maj,1947  

27 maj 2020, 08:25