Maria para Kryqit Maria para Kryqit 

Maji i Zojës: “Do të thërras Emrin tënd!”

Të tërhequr nga shkëlqimi yt qiellor, o Nënë e Shëlbuesit, të drejtohemi me besim Ty, që nga lart na sheh e na mbron. Kemi nevojë për ndihmën tënde e për ngushëllimin Tënd, që të mund ta përballojmë këtë çast kaq dramatik, që po e jetojmë. Do të thërrasim emrin Tënd…Dëgjona, të lutemi!

O e dashura Mari,

Ngushëllimi i zemrës sonë

Tash dua e përgjithmonë,

ta thërras unë emrin Tënd.

 

Ta them dua atë emër,

Prej Zotit aq të hatruar,

Në shpirtin tim të shkruar,

në zemrën time ngulë!

 

Dëshiroj të thërras Mari,

në muzg, kur erret drita…

Natën, kur të flejë dhe dita,

unë Ty do të thërras përsëri!

(Sipas një lutjeje të vjershëruar  të traditës)

03 maj 2020, 14:01