Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan 

Maji i Zojës: “Denjoju, o Zojë, me xanë vend në Shqypni”

Populli shqiptar u lut gjithnjë para figures së Zojës të Këshillit të Mirë, të ikur nga Shqipëria e që zu vend në Gjenacan, për të shpëtuar nga dhunimi i pushtuesit turk. E i bëri thirrje të rikthehej. Prej këndej lutja tradicionale e titulluar “Denjoju, o Zojë, me xanë vend në Shqypni”, që zgjodhëm për këtë ditë fundmaji.

R. SH. - Vatikan

“O Virgjin fort e lume, Nana e Këshillit të Mirë!

Kur mbërriti në Gjenacan figurja jote,

bane shumë të mira në atë vend:

u dhe të sëmundëve shëndet;

të verbëtve, dritën e syve;

shurdhëve ua hape veshët,

tokës djerr i fale frytin,

e shpirtënt i pastrove mëkatesh.

Denjoju me xanë vend,

edhe në shpirtën të shqiptarëve:

mbushi me ato virtyte

që të hapin dyert e Parrizit!

Na e jep hirin me e nderue

e me e adhurue si duhet

Jezu Krishtin në këtë jetë,

për të gëzue  kështu me Të

edhe në jetën e pasosun!”.

Amen!

28 maj 2020, 08:11