Vatican News
 Zoja e Këshillit të Mirë Zoja e Këshillit të Mirë 

Lutja e Gjon Palit II - Pajtores së Shqipërisë, më 25 prill 1993

Sot, në njëqind vjetorin e lindjes së Gjon Palit II, po kujtojmë lutjen që Papa polak i drejtoi Zojës së Këshillit të Mirë, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

R. SH. -Vatikan

O Zoja e Shkodrës, Pajtorja Qiellore e Shqipërisë dhe e shqiptarëve,

Nëna jonë e ëmbël,

që në zemër të rrjedh gjaku i popullit tënd:

silli sytë e tu mbi këtë Komb,

që pati fatin ta marrë mësimin e parë të Ungjillit

nga goja e Apostujve

e që Ty të nderoi përherë me dashuri të pastër bijnore.

Edhe sot, në errësirën e provës,

ky komb të drejtohet Ty plot shpresë

e pret ndihmën tënde amtare!

Ti, që i prin Kishës në shtegtimin e fesë,

silli sytë e tu mbi bijtë e bijat shqiptare

për udhë, të ngarkuar me prova e mundime!

Forco të ligshtit!

Ngushëllo të mjeruarit!

Mbaje të gjallë fenë në zemrën e të gjithëve!

Nënë e Shëlbuesit,

bekoji familjet e krishtera

thelb i Kishës së Birit tënd hyjnor!

Nënë e shpresës, shpejtoje ditën

në të cilën ky popull fisnik

do t’i shikojë të realizuara edhe një herë

të gjitha dëshirat e thella të shpirtit të tij.

Atëherë kur të gjithë, bij e bija,

do të kenë mundësi të bashkohen në harmoni të plotë

për të rindërtuar të ardhmen në drejtësi e në paqe! Amen.

18 maj 2020, 10:46