Nativity Church reopens as Palestinians ease coronavirus restrictions, in Bethlehem Nativity Church reopens as Palestinians ease coronavirus restrictions, in Bethlehem 

At Faltas: Bazilika e Lindjes së Jezusit në Betlehem ka rihapur dyert

Pas më shumë se 80 ditë mbylljeje pёr publikun për arsye tё koronavirusit, sot paradite Bazilika e Lindjes së Jezusit nё Betlehem rihapi dyert e saj. Gëzimi i At Ibrahim Faltas, këshilltar i Kujdestarisë françeskane të Tokës së Shenjtë, ndërthuret me shqetësimin rreth krizës së rёndё ekonomike në rajon: Betlehemi, kujton, "jeton me turizëm", i cili për momentin ende ështё i bllokuar nga emergjenca e koronavirusit.

R.SH. - Vatikan

Pas Bazilikës sё Varrit tё  Shenjtë, e cila u rihap tё dielën në Jeruzalem, rihapja e sotme e Bazilikës sё Lindjes së Krishtit në Betlehem është një tjetër "simbol i shpresës për popullin" e Tokës sё Shenjtë: në vendin ku më shumë se dy mijë vjet më parë lindi Jezusi, sot u përjetua njё “emocion” i veçantë, me gjithё situatën ekonomike "dramatike" që ekziston nё qytet, ku "më shumë se 90% e popullsisë punon në sektorin e turizmit, i cili ka pësuar pasojat shkatërrimtare tё koronavirusit. Nga Betlehemi, at Ibrahim Faltas, këshilltar i Kujdestarisë françeskane të Tokës së Shenjtë, tregon pёr Vatican News se “rihapja e sotme e Bazilikës së Lindjes sё Krishtit pas "80 ditë" të mbylljes sё saj për publikun, nё kuadrin  e masave të parandalimit të Kovidit-19 të vendosura nga autoritetet palestineze, pёr besimtarёt e krishterё dhe msylimanё ёshtё tejet e rёndёsishme”.

Tri komunitetet e Bazilikës

Njoftimin pёr vendimin e ripahjes sё Bazilikёs, në pragun e ngjarjes, e dhanё Kujdestari i Tokës së Shenjtë, At Francesco Patton dhe Patriarkët Grekë Ortodoksë e Armenë të Jerusalemit, Toefolo III e Nourhan Manougian. Për të shmangur rrezikun e infeksioneve të reja, numri maksimal i hyrjes në vendin e kultit aktualisht është i kufizuar në 50 vetë, nё pёrkim me respektimin e masave tё duhura mbrojtjes si maskat qё duhen pasur në fytyrë dhe mbajtjen e një distance të sigurisë minimale prej 2 metrash.

Pa shtegtarë nuk ka jetë

Françeskani At Faltas, i cili më 2002 personalisht pati përjetuar 39 ditët e rrethimit të Bazilikës nga 240 militantë palestinezë në ikja nga ushtria izraelite, flet për Bazilikёn e Lindjen sё Krishtit si një vend tё shenjtë tё dashur jo vetëm për të gjithë të krishterët e botës, por gjithashtu edhe për popullin vendas tё pёrbёrё nga të krishterë e "myslimanë tё Palestinës". Një lidhje që përforcohet në njё kohë tё rënd ekonomike për Betlehemin, siç kjo e sotme, ku hotelet dhe restorantet janë ende të mbyllur, "pa turizëm, pa shtegtarë nuk ka jetë, njerëzit vdesin", thotë françeskani egjiptian At Faltas, e kujton situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, pas njoftimit nga Izraeli për të vazhduar me aneksimin e disa zonave të Cisjordanisё dhe pas ndërprerjes nga ana palestineze e çdo marrëveshjeje me Shtetin hebraik dhe me Shtetet e Bashkuara tё Amerikës.

Po mё hollёsisht tё dёgjojmё At Ibrahim Faltas, këshilltar i Kujdestarisë françeskane të Tokës së Shenjtë:

 Rihapja e sotme qe një emocion i madh për të gjithë popullin e Betlehemit, për ne fretërit françeskanё, për grekët ortodoksë dhe armenët, tri komunitete kёto që janë përgjegjëse për Bazilikën e Lindjes. Njerëzit e prisnin shumё këtë moment: Bazilika u mbyll për publikun para më shumë se 80 ditësh për emergjencën e koronavirusit. Betlehemi ishte qyteti i parë që u mbyll për shkak të pandemisë, më 5 marsin e kaluar. Pas konferencës së shtypit të djeshme nga kryeministri palestinez, Mohamed Shtayyeh, të tria komunitetet e pranishme në Bazilikën e Lindjes sё Krishtit vendosën të rihapin Tempullin. Dhe kështu ndodhi sot në orën 6: 30 të mëngjesit, faleminderёs Zotit. Një gjest që është kaq domethënës për banorët vendas, si dhe për të gjithё tё krishterët e mbarë botës, sepse ky vend me të vërtetë është i rëndësishme, si është për të krishterët e Tokës  Shenjte, po ashtu ёshtё edhe për myslimanët e Palestinës, të cilët gjithmonë kanë ardhur e vijnë shumë pёr tё vizituar Kishën. Në kёtё periudhë tё koronavirusit, nё Bazilikë janё ndërmarr masa të posaçme të sigurisë, pёr të siguruar tё gjithё ata qё e frekuentojnë kёtё vend të shenjtë”.

A mund të na tregoni pёr emocionet e besimtarëve në ditёn e rihapjes sё Bazilikёs?

Siç pritej, jo vetëm të krishterët e vendit janë të kënaqur me rihapjen e Bazilikёs sё Lindjes sё Krishtit, por gjithashtu edhe myslimanët. Rihapja është një shenjë  shprese për tё gjithё: kohërat e vështira uroj tё kenë mbaruar, tani nuk ka raste të reja infektimi në Betlehem. Kështu që njerëzit shkuan nё Kishё pёr ta falënderuar Zotin, sepse këtu vёrtet patën shumë frikë. Unë duhet të them se banorët kanё qenё shumë të  kujdesshëm e janё sjellë jashtëzakonisht mirё në mbajtjen e karantinës duke qëndruar në shtëpi. Megjithatë, deri natën e kaluar qyteti ka qenё mbyll për fundin e Ramazanit: qeveria kishte frikë se po të dilnin njerëzit për të festuar do të kishte raste të reja. Pra sot është dita e parë e hapjes së vërtetë .

27 maj 2020, 18:08