Mons-Rrok-GjonlleshajAEM.jpg

Mesazhi i imzot Rrok Gjonlleshajt: Jezusi i Ringjallur na jep paqen, siç bëri me apostujt

Edhe pse i ndjekim kremtimet në shtëpi e jo në kishë, Krishti vjen sërish në zemrat tona për të na dhuruar Paqen e Tij, ashtu siç bëri me apostujt. Mesazhi i Pashkëve i kryeipeshkvit të Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj.

R.SH. - Vatikan

Pandemia e koronavirusit i nxit ipeshkvijtë e meshtarët të gjejnë mënyra të reja për t’u qëndruar sa më pranë besimtarëve. Kështu bën edhe kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, i cili, në Mesazhin e tij të Pashkëve, reflekton mbi Ungjillin, duke e krahasuar frikën e apostujve pas vdekjes së Jezusit, me frikën e secilit nga gjendja e krijuar, për shkak të Covid 19. Por, nëse i lutemi Krishtit të vijë të na vizitojë, do të dëgjojmë edhe ne atë “Paqe me ju”, që Jezusi u tha apostujve. Por le të ndjekim mesazhin e imzot Rrok Gjonlleshajt…

Dëgjo imzot Rrok Gjonlleshajn...
11 prill 2020, 14:18