Nesër audienca e përgjithshme e Papës në video, pa karrige në sheshin e Vatikanit
Dekreti i ri i kryeministrit italian për mbarë vendin deri më 3 prill, në Vatikan tashmë janë marr masa kundër koronavirusit në linjë me autoritetet italiane.
R.SH. - Vatikan
Masat e reja të marra nga qeveria italiane, për të shmangur përhapjen e infeksioneve nga koronavirus, në Vatikan janë në fuqi tashmë për disa ditësh. Nesër audienca e përgjithshme e Papës Françeskut do të mbahet në transmetimin e drejtpërdrejtë përmes internetit dhe mjeteve tjera të komunikimit, siç u bë të dielën e kaluar për lutjen e mesditës të Engjëllit Tënzot.
Pra, audienca e përgjithshme e Papës me katekizmin përkatës, nesër, nuk do të mbahen, si zakonisht, me pjesëmarrjen e shtegtarëve, por do të transmetohet drejtpërdrejt në internet dhe mjete tjera të komunikimit, si dhe në ekranet e mëdha në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, por pa karrige në shesh për të shmangur kështu grumbullimin e njerëzve.
10 mars 2020, 12:37