Mons Nike Prela - vescovo del Kosovo Mons Nike Prela - vescovo del Kosovo  

Imzot Nikë Prela rivarroset në Kriptën e Katedrales në Prishtinë

Dje më 25 shkurt 2020, në Kishën Katedrale Shën Nënë Tereza në Prishtinë u bë rivarrimi i ipeshkvit ndihmës të dioqezës Prizren-Shkup, Imzot Nikë Prelës, në përkim me 24-vjetorin e kalimit të tij në amshim. Në këtë ngjarje, organizuar nga ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, mori pjesë edhe Nunci Apostolik, Delegat Apostolik për Kosove, Imzot Jean Marie Speich.

R.SH. - Vatikan

Dje më 25 shkurt 2020,  në Kishën Katedrale Shën Nënë Tereza në Prishtinë u bë rivarrimi i ipeshkvit ndihmës të dioqezës Prizren-Shkup, Imzot Nikë Prelës, në përkim me 24-vjetorin e kalimit të tij në amshim.

Eshtrat e imzot Nikë Prelës, që deri dje pushuan në varrezat e Prizrenit, u barten në kriptën e Kishës Katedrale ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë. Në këtë ngjarje, organizuar nga ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, mori pjesë edhe Nunci Apostolik, Delegat Apostolik për Kosove, Imzot Jean Marie Speich, po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.

Në prag të Krezhmëve Imzot Nikë Prela rivarroset në Kriptën e Katedrales në Prishtinë

Në Konkatedralen ‘’Shën Nene Tereza’’ ne Prishtine, me 25 shkurt, ne prag te Krezhmeve, dioceza Prizren Prishtine, nen përkujdesjen e ipeshkvit, imzot Dode Gjergji, eshte organizuar rivarrimi i mbetjeve mortore, te te perndriteshmit, Imzot Nike Prela, ky prelat i Kishes dhe atedhetar i kombit, i cili gjithe jeten e tij punoi per Fe e Atdhe.

Ne kete ngjarje me rendesi qe perkonte edhe me 24 vjetorin e kalimit te tij ne ameshim, moren pjese shume autorite kishtare e shteterore, njerez te kultures e arsimit dhe fushave tjera, motra, besimntare e qytetare te tjere.

Personaliteti me i veçantë qe nderoi me pjesemarrje kete figure te kombit tone, ishte Delegati Apostolik per Kosove, imzot Jean Marie Speich, i cili edhe e celebroi Meshën shenjte ne bashkemeshim me ipeshkvijt, imzot Dode Gjergjin, imzot Zef Gashin ne pension, imzot Lush Gjergjin dhe shume meshtare.

Delegati Apostolik, me kete rast pershendeti te gjithe pjesmarresit, perfshire edhe korin e kishes qe madheroi meshen shenjte. Ai gjate predikimit foli edhe per ipeshkvin Prela dhe aktivitetet e zhvilluara per t, si edhe per rendesine e Periudhes se Krezhmeve.

‘’Kisha jone nuk eshte vetem Katolike dhe Apostolike por eshte edhe e mire, ndersa leximet qe i degjuam perputhen edhe me ngjarjen per ipeshkvin, por ne menyre te jashtezakonshme edhe me Krezhmet te cilat do ti fillojme neser. Per ipeshkvin qe u fol sot, dihet se ai ishte nje deshmitar, ai vertet nuk eshte vrare, por ne burg ka vuajtur shume, qe ju kosovaret e kuptoni me se miri. Me pare degjova edhe per kontributet e ipeshkvit Nike Prela qe ishin te medha, por jam prek shume nga ato deshmi qe i degjova nga njerezit e bashkepunetoret e tij. Ndersa, pershtypje te medha me kane  me kane bere fjalet e folesve te besimit mysliman, mbeta shume i kenaqur qe ata folen mire per ipeshkvin Prela’’ tha vec tjerash Delegati Apostolik.

Ndersa ipeshkvi, imzot Dode Gjergji pasi falenderoi Delegatin Apostolik, per prezencen dhe kremtimin e meshes shenjte tha: “Ju lutem qe ti dergoni Atit te Shenjte pershendetjet e gjithe ketyre pjesemarresve dhe ti,a deshmoni edhe njehere dashurine tone per Kishen, per vuajtjet tona te dikurshme, por edhe per gatishmerine tone per ta ndryshuar zemren, ashtu sikurse e kemi ndryshuar krejt Kosoven’’.

Nderkohe, sic u permend, jane zhvilluar aktivitete te ndryshme, ku ka pasur pese deshmi dhe eshte folur per jeten dhe vepren e Imzot Nike Preles, e sakrificen e tij per te miren e popullit tone, nga dom Viktor Sopi. Pastaj me kumtesa jane paraqitur, Mons. Lush Gjergji ‘’Imzot Nike Prela, zeri kritik e profetik i Kishes. Dom Shan Zefi ‘’Imzot Nike Prela dhe koha e tij. Agim Berisha,’’Imzot Nike Prela, klrik e atdhetar dhe Qibrije Demiri ‘’Imzot Nike Prela, qytetar i nderuar i Ferizajit’’, aty ku ipeshkvi Prela e ka pasur seline e tij.

Per kontributin e madh per Fe e Atdhe, imzot Nike Prelen post mortum, presidenti i vendit, Hashim Thaci, e ka dekoruar me “Urdherin e Lirise”, e qe ne mungese, ipeshkvit te Kosoves, imzot Dode Gjergjit, ia dorezoi, keshilltari i pare i tij, Ismajl Syla, i cili tha, vec tjerash se jo vetem ipeshkvi Prela, por i gjithe kleri katolik, me krenari e them, se ne momentet me te erreta te historise gjithmone i kane dal zot kombit tone

Pjesa e fundit, ishte rezervuar per aktin e bekimit dhe rivarrimit te eshtrave te imzot Nike Preles, nga ipeshkvi Imzot Dode Gjergji, ne Kripten e Katedrales “Shen Nene Tereza” ne Prishtine, ne te cilen edhe para pak kohesh është rivarrosur edhe i perndriteshmi, Imzot Pjeter Bogdani . 

26 shkurt 2020, 13:52