Gjyqi i fundit Gjyqi i fundit  (FOTO SERVIZIO FOTOGRAFICO DEI MUSEI VATICANI)

Kreshmët: material ndihmës i Fondacionit “Ndihmë për Kishën që Vuan”

Fondacioni Papnor “Ndihmë për Kishën që Vuan”, propozon edhe sivjet, me rastin e Kreshmëve, një material ndihmës me dëshmi të “heronjve të fesë”.

R. SH. - Vatikan

Fondacioni Papnor “Ndihmë për Kishën që Vuan”, propozon edhe sivjet, me rastin e Kreshmëve, një material ndihmës me dëshmi të “heronjve të fesë”: të krishterë të kohëve tona, të gatshëm për të bërë çdo flijim për dashuri të Zotit e të afërmit, shembuj të përkushtimit, të drejtësisë, të faljes, të paqes, të thjeshtësisë, të gëzimit. Njerëz, të cilët ditë për ditë të ndihmojnë ta jetosh mirë këtë kohë, që na përgatit për Pashkë.

Ky material ndihmës përmbledh 40 dëshmi - një për çdo ditë - për t’i jetuar më me përkushtim Kreshmët. E çdo ditë nis me një histori të shkurtër, pasuar nga ndjeti i veçantë i lutjes. Histori, që flasin për njerëz guximtarë, të cilët e jetojnë fenë e tyre deri në fund të fundit, me bindjen e patundur se Jezusi është Udha, e Vërteta, Jeta! Ata mishërojnë vetë shpresën se pas vdekjes të gjithë do të ringjallemi, ashtu si Zoti!

28 shkurt 2020, 13:07