George Frendo arcivescovo di Tirana e presidente conferenza episcopale d'Albania George Frendo arcivescovo di Tirana e presidente conferenza episcopale d'Albania 

Imzot Frendo: Kreshmët nxitje për t’u kthyer te Zoti e për të dashur të afërmin

Për Kreshmët 2020, Imzot Frendo, u bën thirrje besimtarëve të krishterë ‘të zgjohen dhe me entuziazëm të fillojnë rrugën e kthimit tek Zoti, për ta dëgjuar përsëri zërin e ëmbël të Atij që do të na pranojë me fjalët: “Mos kini frikë! Paqja me ju!”. Kreshmët, sipas imzot Frendo-s, janë nxitje për të ndihmuar të afërmin tonë me vepra konkrete bamirësie.

R.SH. - Vatikan

Imzot George Frendo, kryeipeshkëv i Kishës sё Tiranё-Durrёsit, nё Mesazhin e Krezhmёve 2020,  u kёrkon besimtarëve të përballen me pasiguritë dhe frikët e ndryshme të shoqërisë bashkëkohore me shpresën në Krishtin Zot.

“Bota e sotme, e cila na ka dhuruar shumë rehatshmëri të ndryshme, ka sjellë me vete edhe probleme të reja, dhe janë probleme që kanë krijuar një kulturë frike, pohon Imzot Frendo. Kemi frikë nga sëmundjet e reja; frikë nga tërmeti; frikë nga luftërat; frikë nga ngrohja globale; frikë nga dhuna fizike, psikologjike dhe seksuale etj., dhe kujton fjalët ngushëlluese të Jezusit që na thotë: “Mos kini frikë!”. Imzot Frendo u bën thirrje besimtarëve t’i dëgjojnë fjalët shumë të bukur nga Libri i Izaisë Profet, ku Zoti na thotë: “Mos u tremb se unë të shpërbleva, e të thirra me emrin tënd, ti je imi! 

Kreshmët  - shton imzot Frendo - janë thirrje për t’u kthyer tek Zoti dhe një nxitje për të qenë më të kujdesshëm e më afër personave në nevojë përmes veprave bamirëse. Po më tepër mbi rrugëtimin shpirtëror dhe  porosinë e Krezhmëve 2020, në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana të dëgjojmë Imzot George Frendon

Mbi Mesazhin e Krezhmëve 2020 në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana të dëgjojmë Imzot George Frendon....
26 shkurt 2020, 13:01