Kardinali Vincent Nichols Kardinali Vincent Nichols 

Brexit. Kardinali Nichols: “tani, impenjim për të mirën e përbashkët”

“Është e rëndësishme - shkruan kardinali Vincent Nichols, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Anglisë dhe Uellsit, pikërisht në ditën kur Londra i jep lamtumirën Brukselit - që të gjithë ta përtërijnë impenjimin në favor të njëri-tjetrit, përmes akteve të përditshme të bujarisë, fqinjësisë së mirë, mikpritjes për të huajin dhe kujdesit për më të brishtët e shoqërisë”.

R.SH. - Vatikan

“Ndërsa Mbretëria e Bashkuar largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, kemi mundësinë të shkojmë përtej ndarjeve të dukshme në shumë nivele të shoqërisë sonë”. Kështu shkruan në një deklaratë, kardinali Vincent Nichols, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Anglisë dhe Uellsit, pikërisht në ditën kur Londra i jep lamtumirën Brukselit. “Është e rëndësishme - shpjegon kardinali - që të gjithë ta përtërijnë impenjimin në favor të njëri-tjetrit, përmes akteve të përditshme të bujarisë, fqinjësisë së mirë, mikpritjes për të huajin dhe kujdesit për më të brishtët e shoqërisë”. “Në këtë mënyrë - përfundon ai - kontribuojmë për të mirën e përbashkët në të gjitha nivelet, që nga politika kombëtare tek bujaria individuale, sidomos për njerëzit, që janë më tepër në vështirësi e në nevojë. Si katolikë, së bashku me gjithë njerëzit vullnetmirë, impenjohemi të japim kontributin tonë në këtë përpjekje”.

31 janar 2020, 13:30