Krishtlindje në Tokën Shenjte Krishtlindje në Tokën Shenjte 

Krishtlindje: të krishterët e Gazës mund të shkojnë në Jeruzalem

Mbrëmë Izraeli vendosi t’u japë lejekalimi të krishterëve të Gazës për ta kaluar Krishtlindjen në Jeruzalem e në Betlehem, në Cisjordani. U hapet më në fund rruga, pas thirrjeve të ditëve të kaluara nga ana e autoriteteve fetare.

R. SH. - Vatikan

Një lajm i gëzuar! Pas bisedimeve dhe kërkesave të vazhdueshme, mbrëmë Izraeli vendosi t’u japë lejekalimet të krishterëve të Gazës, me rastin e Krishlindjes. Njoftimin e dha gjenerali Kamil Abu Rukun, kreu i Koordinimit të veprimtarive të qeverisë izraelite në territoret  palestineze. Lejet do të lëshohen për hyrjen në Jeruzalem e në Cisjordani, mbi bazën e vlerësimeve që kanë të bëjnë me sigurinë, pa marrë parasysh moshën e kërkuesve.

Janë fryt i një pune diplomatike të vazhdueshme, që çoi, më në fund, në zhbllokimin e situatës. Të krishterët e Gazës tani përgatiten të nisen drejt Jeruzalemit e sidomos, drejt Betlehemit, ku shpresojnë të jenë të pranishëm në mesnatën, kur Krishti vjen përsëri mes nesh!

23 dhjetor 2019, 16:53