Kardinali John Tong Hon Kardinali John Tong Hon 

Kardinali Tong: fjalë paqeje, për situatën në Hong Kong

Administratori apostolik i Hong Kongut, kardinali John Tong Hon, duke folur për situatën e vështirë në Hong Kong, i fton palët për paqe e dialog.

R. SH. - Vatikan

Sipas doktrinës shoqërore të Kishës - pohoi admnistratori apostolik i Hong Kongut, kardinali John Tong Hon, duke folur sot para Meshës së Papës në Tokio, mbi situatën e vështirë në Hong Kong - paqja vjen gjithnjë nga Zoti ynë Jezu Krishti, e paqja duhet të jetë, para së gjithash, në shpirtin tonë. Ta edukojmë vetveten me lutje e, prej këndej, ta dëshmojmë paqen e të jemi bashkëpunëtorë të paqes me fjalët tona, me sjelljet tona, duke i frymëzuar me frymën e paqes edhe të tjerët, që kështu paqja të përhapet anë e kënd. Njerëzit në konflikt duhet të ulen e të flasin, të merren vesh. Kështu mund të  pajtohemi - theksoi Hirësia e Tij - për të vënë në jetë çka na kërkon Zoti: “Të duhemi e t’i falim fyerjet që na bëhen. E ky është rezultati i paqes!”.

25 nëntor 2019, 14:23