Dom Pashk Ndoj, diakon i  Lezhës Dom Pashk Ndoj, diakon i Lezhës 

Diakoni Dom Pashk Ndoj: Dioqeza e Lezhës është Kishë e bukur dhe e rëndësishme

Dioqeza e Lezhës është themeluar, bazuar nga disa dëshmi, qysh në shekullin 4, dhe i pari ipeshkëv saj i përmendur mbahet të ketë qenë “Valente” i vitit 344.

R.SH. - Vatikan

Diakoni i dioqezës së Lezhës, dom Pashk Ndoj, rrëfen historinë e kësaj Kishe dioqezane që nga kohët e lashta e deri sot. Dioqeza e Lezhës ёshtё njëra prej Kishave mё tё lashtat nё trevat shqiptare, dëshmitare e historisё sё kombit shqiptar dhe rrugёtimit tё krishterimit ndёr shekuj. Kujtojmё se nё Kishёn e vjetёr tё Shёn Nikollit nё Lezhё, ndërtuar mё 14453m pushon trupi i heroit kombёtar Gjergj Kastriotit. Po  tё dёgjojmё njё dёshmi tё thjeshtё e mjaft interesante tё diakonit tё kёsaj Kishe tё lashtё dioqezane, dom Pash Ndojt në mikrofonin e don David Gjugjës...

Diakoni i dioqezës së Lezhës, dom Pashk Ndoj, rrëfen historinë e kësaj Kisha dioqezane

Historia e dioqezës së Lezhës

Dioqeza e Lezhës është themeluar bazuar nga disa dëshmi qysh në shekullin 4, dhe i pari ipeshkëv  saj I përmendur mbahet të ketë qenë “Valente” I vitit 344, I cili sipas disa dëshmive mendohet se ka marrë pjesë edhe në koncilin e “Sardikës”. Ky koncil ishte ekumenik dhe kishte për qëllim për të pohuar “Besojme e  Niḉesë” pra ishte një koncil që kundërshtonte Arianizmin që mohonte “Hyjninë e Birit të Hyjit’ dhe e cila ishte mbrojtur nga shën Atanazi I Aleksandrisë. Por prania e krishterimit në vendet ku sot dioqeza e Lezhës, ka qenë qysh në kohën paleo-kristiane.

Dhe kjo vërtetohet nga zbulimet arkeologjike, ku kanë dalur në pah shume kisha të vjetra. Por një dëshmi e pamohueshme është prania e pagëzimoreve, si një dëshmi e në krishtërimi të hershmë. Ku në mënyrë të veçantë del në pah pagëzimorja që gjendet në memoriali I Skëndërbeut, ku është cila katedralja e vjetër e dioqezës, kushtuar “Shën Nikollës”. Dhe pastaj selia ipeshkëvnore ka qenë e pranishme në Lezhë deri në kohën e pushtimit Osman, dhe deri në fund të lutës së dytë botërore me figurën e të lumit Imzot  Frano Gjinit, selia ipeshkëvnore ka qëndruar në Kallmet.

Duhet edhe përmendur se ne fshatin Merqi të Lezhës do të mbahet edhe koncili I parë shqiptar më 14 e 15 janar të vitit 1703, në të dielën e dytë pas Krishtlindjes, në kishën e “Shën Gjon  Pagëzuesit”, ky koncil analizoi aspektet e brendshme kishtare: administrimin e Sakramenteve e kremtimin e riteve liturgjike, lirinë fetare e të kultit, reformën e zakoneve e tjera dhe në anën tjetër gjendjen e popullsisë në realitetin shoqëror, nën sundimin otoman, me të gjitha problemet e rënda që përjetonte çdo ditë, e sidomos me rrezikun e humbjes së identitetit kombëtar e të gjuhës shqipe.

Dioqeza e Lezhës mbas komunizmit

Dioqeza e Lezhës ka bërë ecjen e saj personale dhe  historike për të marrë formën si një kishe e cila dëshiron të shpallë ungjillin e Krishtit. Mbas rënies së komunizmit ashtu si në të gjithë Shqipërinë ishte e theksuar mungesa e meshtarëve, po ashtu edhe dioqeza e Lezhës kishte nevojë për meshtarë që të mund ta ripërtërijnë jetën e popullit. Por nuk duhet harruar se Kisha ishte e gjallë edhe gjatë komunizmit. Në forma nga më të ndryshme njerëzit janë përpjekur që ta mbajnë gjallë besimin në Zotin. Por jo besim ka nevojë që të ushqehet, kështu ishte e nevojshme prania e meshtarëve të cilët mund të pagëzonin, sepse njerëzit ishin të papagëzuar, të kremtonin Meshën e Shenjt, shërbesën e pajtimit pra rrëfimin. Por ë parët misionar që shërbyen ishin françeskanët ku filluan shërbesën në kishën kushtuar “Zojës Nunciatë”, pastaj etërit Rogacionistë, dhe pastaj më vonë edhe etërit e “Fjalës së Mishëruar” Është dashur një kohë që të formoheshin famullitë stabile në dioqeze, ne fillim misioni ishte si quheshin misione “volante”.

Sot dioqeza shtrihet në  një territor prej 300 km-katror dhe është ndarë në 12 famulli. Dhe në aradhen e misionarëve që erdhën në Shqipëri del në pah figura e Imzot Ottavio Vitale,  ipeshkvit të dioqezës. Ne 1993 vjen në Shqipëri si misionar dhe në vitin 1998 është emëruar si administrator dioqezan. Dhe më 5 shkurt të vitit 2000 Shën Gjon Pali I II e emëron si Administrator Apostolik dhe më 23 nëntor 20015 bëhet përzgjidhet si Bariu I kësaj dioqeze nga papa Benedikti. Figura e ipeshkvit është imazhi I gjallë dhe konkret I figurës së Krishtit si bari I mire që kujdeset për delet e veta, dhe është figura që siguron edhe njësinë me bashkësitë e tjera kishtare, me Kishën.

Sot dioqeza Lezhës ka rreth 86.300  të pagëzuar(70,9% del totale). Sot dioqeza 18 meshtarë që shërbejnë në dioqezë, dhe 20 rregulltarë dhe 54 motra që shërbejnë në dioqezë. Kam dëshirë që të theksoj edhe praninë e “Ecjes Neo-katekumenale” ne dioqezë e cila ka për qëllim ungjillëzimin e ri.

Kisha dioqezane si “Kishë e popullit’

Ashtu siç e kam thënë më përpara dioqeza e Lezhës ka një përqindje të lartë të besimtarëve katolik dhe kjo, imigrimeve te brendshme nga zonat me traditë katolike si Mirdita më së shumti, nga Malësia e Mbishkodrës, Puka. Dhe aspekti fetar në dioqeze shikohet edhe faktin se është e pasur me festat e ndryshme, duke mbajtur edhe ato tradita shumë-shekullore, mbi ato festa që janë festuar nga zonat e ndryshme të Shqipërisë. Dhe duke parë një panoramë të përgjithshme në dioqezën tonë shikohet se është një ndjenjë besimi e thjeshtë, e transmetuar me shumë sakrifica dhe mbajtur gjallë. Por ky besim tashme I thjeshtë, duhet që të ushqehet dhe të bëhet një besim e pjekur.

Prandaj me kalimin e kohës duhet bërë kalimi nga një kishë që është për tu ungjillëzuar në një kishë që ungjillëzon. Pasi është edhe detyra e dhe misioni I çdo të pagëzuari të shpallë ungjillin në bashkim me bariun e saj, me ipeshkvin. Dhe ky fryt I ungjillëzimi lind besimtarë që janë aktivë në jetën shoqërore, që ofrojnë parime të krishtera në realitetet ku ata jetojnë. Në këtë do të jetë edhe një vatër ku do të dalin shkëndija thirrjeje shqiptare, që do ta pranojnë me liri thirrjen e Zotit.

Përvoja Personale.

Ecja ime personale ka filluar në familjen time siç Shën Gjon Pali I II e quan “ Kishëz Shtëpiake” dhe aty unë kam marrë besimin, e cila do të nevojë për një ecje personale. Kjo sepse besimi është dhe mbetet edhe një zgjedhje personale, është dhuratë e dhuruar nga Zoti përmes familjes por është edhe zgjedhje personale. Në moshën 12 jam pagëzuar sëbashku me vëllezërit dhe motrat e mi. Kam bërë ecje parapagëzimore shumë të thjeshtë, dhe kjo ka bërë që të mos kem një vetëdije të plotë për dhuratën që unë kam marrë në pagëzim. Edhe tani edhe pse kam studiuar teologji nuk arrij ta konceptoj madhështinë e kësaj dhuratë. Se Zoti më ka dashur në Birin e Tij, qysh prej amshimit, dhe që jam i thirrur në Emër të Tij. Ecja ime filloi të përforcohet kur një ditë I shtyre nga kureshtja, fillova të lexoj Shkrimin Shenjt, mendoja si është e mundur që në atë libër është shkruar “Fjala e Zotit” dhe gjithmonë kur e lexoja, kisha dëshirë që ta lexoja edhe më tepër. Por Zoti gjithmonë kur i zbulohet njeriut, i zbulon edhe një plan shëlbimi dhe lumturie. Dhe në këtë ecje feje duke kuptuar se Zoti me ka dashur, kuptova se edhe ka një plan për mua. Dhe me dëshirën që të kuptoj më mirë vullnetin e Tij, për jetën time duke lexuar thirrjen e apostujve në ungjillin sipas Markut, përjetova ndjesinë i të qënurit i thirrur nga Jezusi dhe për të shkuar mbas Tij.

Çdo njeri lind me një mision, me një thirrje që është detyra e tij, ta kuptoje dhe ta vendos në zbatim, sepse Zoti në zemrën e çdo njeriu ka vendosur thirrjen e Tij. Por thirrja e Zotit është shenjtëria, zbatimi atij plani që Zoti ka për njeriun dhe kjo realizohet në forma të ndryshme. Por Zoti në lirin e Tij, thërret disa në zgjedhje jete që të duan dhe ti shërbejnë vetëm Atij. Në momentin kur Zoti thërret respekton lirin  e personit, dhe duke i’u bind Atij njeriu do të jetë I lirë. Prandaj nëse ndokush po më dëgjon të ftoj që ta pranosh thirrjen që Zoti ka për ty, sepse Ai nuk merr asgjë por jep gjithçka.

   

10 nëntor 2019, 17:37