Vatican News
 Cattedrale di Prishtina Kosovo Cattedrale di Prishtina Kosovo 

Kosovë: Nënë Tereza shembull dashurie e shërbimi për të gjithë

Festa e Shenjtes Nënë Terezë u kremtua u kremtua solemnisht në Katedralen e Prishtinës, më 5 shtator, nga Kisha e Kosovës

R.SH. - Vatikan

Me një Meshë solemne, në Kishën Katedrale në Prishtinë, që ka emrin e Shenjtes shqiptare, dioqeza Prizren-Prishtinë kremtoi festën liturgjike të Nënë Terezës. “Kjo bijë e kombit tonë, kjo murgeshë  e shenjtë është shembulli më i mirë i  mishërimit të dashurisë së krishterë’’ tha imzot Dode Gjergji ne fillim të Eukaristisë bashkëkemtuar me 40 priftërinj nga të gjitha komunitetet e famullive kishtare të vendit e në praninë e një numri të mirë të besimatrëve. Më hollësisht nga Prishtina tè ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Nga Prishtina tè ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt

Kremtohet ne Prishtine 5 shtatori festa liturgjike e Nene Terezes

Atmosfere e devotshme e solemne ne Shenjtoren e Nene Terezes ne Prishtine, me lexime biblike, këngë, lutje e urate. U kremtua liturgjia shenjte e festes se te shenjtes tone 5 shtatori, e cila sivjet perkon edhe me 40 vjetorin e nderimit te saj me cmimin Nobel per Paqe.

Konkatedralja ‘’Shen Nene Tereza’’u mbush plot e perplot me besimtare e qytetare te tjere, motra e meshtare per ta nderuar  dashurine e saj ndaj Krishtit Zot dhe vepren madhore ndaj te varferve nder me te varfer, te semureve e te braktisurve pa dallim ngjyre, race, kombi e feje.

‘’Ne duam qe ne mënyrë festive ta kremtojme kete feste, sepse Nene Tereza, kjo bije e kombit tone, kjo murgeshe  e shenjte mbetet modeli me i mire i jetes dhe jetesimit te dashurise se krishtere’’ tha qe ne fillim imzot Dode Gjergji, ipeshkev i dioqezës Prizren-Prishtine, i cili kremtoi kete Meshe ne bashkemeshim me afro 40 meshtare te tjere.

Duke folur ne vazhdim per vepren dhe shembullin e  Shen Nene Terezes, imzot Dode Gjergji pyeti se, pse Nene Tereza eshte kjo qe eshte, e pse njihet si e tille, sepse, tha ipeshkvi,  ajo eshte perpjeke qe te jete e degjueshme në gjithçka ndaj Krishtit.

‘’Ajo ka diti t’i demonstroi dhantite e Zotit me dashuri ne jeten e vet, por edhe te gjej lumturine e saj në gezimin e njerezve qe u sherbente. Dashuria e saj e shprehur permes zemres, vuajtjes, sakrifices dhe vetmohimit, eshte dashuria me e lumtur, sepse dashuria që nuk ka mase, nuk ka kufi, nuk ka alternative dhe shembulli i dashurise qe mesojme nga Nene Tereza eshte vertete i mrekullueshem’’, pohoi imzot Dode Gjergji, i cili duke u sherbyer me shembullin e saj, ne fund te predikimit pati edhe nje porosi per politikanet e vendit tone ne prag te zgjedhjeve te parakohshme.

‘’Ketyre diteve kur qytetaret e vendit tone do te kene rastin qe te percaktojne fatin e vendit permes zgjedhjeve, nuk eshte e teperte qe ti ftojme te gjithe politikanet tane dhe ti porosisim qe te garojne me ndershmeri e tu permbahen rregullave te dashurise, ne menyre qe, nesër, me te gjithe ne te punojne per te miren e perbashket te vendit tone’’ tha imzot Dode Gjergji, i cili iu lut  Zotit, me ndermjetesine e Shen Nene Terezes, per te miren e pergjithshme ne Kosove, ndersa ne fund te Meshes e dha bekimin e kesaj dite te shenjte. 

Nga Prishtina Rabie Ibraj

05 shtator 2019, 15:35