Zot, më bëj lajmëtar të paqes sate!
Duke i bërë thirrje për paqen të gjitha feve e konfesioneve, gjatë takimit të fundit në Bullgari, Papa rikujtoi lutjen e famshme të Shën Françeskut, titulluar “Zot, më bëj lajmëtar të paqes sate”. Po e kujtojmë, me një përkthim të lirshëm.
Zot, më bëj lajmëtar të paqes
Bân, Zot, n’vend t’ urrejtjes, të ndezi dash'ninë.
Njeriu i fyem ta fali njerinë!
Ku grindja gërryen, të çoj unë bashkim.
E feja t’ lulëzojë, ku pati dyshim.
Ku klithi gabimi, të flasë e vërteta.
N’ vend t’ gjâmës s’ disprimit,
t’ këndojë prapë jeta.
Ku dënesë trishtimi, e gëzimit t’ vijë dita.
Ku hijet të ngjethin, t’shpërthejë prapë drita!
O Zot, më mëso të kënaqem me pak,
ngushëllimin tand ta mbjell në çdo prak.
T’kuptoj e t’ kuptohem prej bijve të Tú.
T’më duen njerëzia, ashtu si i due.
Ajo që ke dhanë asht e marrun pa kthim.
Kur falë je i falun në paqë e amshim!
06 maj 2019, 15:39