Imzot George Frendo: Kisha dhe shoqëria në Shqipëri
R.SH. - Vatikan
Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit e kryetari i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot George Frendo, në mikrofonin e redaksisë shqipe, tregon për takimin që pati me Papën Françesku, dje, në përfundim të audiencës së përgjithshme, në Vatikan.
Imzot Frendo, pastaj, flet për solemnitetin e të Shëlbuemit – të Të Ngjiturit të Krishtit në Qiell, që sot kremtohet në Vatikan e për arsye baritor, këtë të diel, në Kishat në Shqipëri e vende tjera.
Imzot Frendo flet për Kishën katolike Shqipëri duke pohuar se është një Kishë në lulëzim, po sot duhet një formim më të mirë i besimtarëve laikë, vetëm kështu mund të përballen sfidat dhe të çohet përpara misioni në vend, ai i dëshmimit të vlerave të Ungjillit në aeropaget e shoqërisë së sotme shqiptare.
Duke iu referuar krizës që po kalon Shqipëria, imzot Frendo shpreh keqardhjen që udhëheqësit politikë të vendit nuk i dëgjojnë thirrjet dhe nuk i pranojnë sugjerimet e krerëve të Kishës katolike e të komuniteteve fetare të Shqipërisë, për kapërcimin e krizës e për të punuar për të mirën e përbashkët të të gjithëve. Sipas tij, Kisha katolike e komunitetet tjera fetare te vendit kontribuojnë shumë për mirëvajtjen e shoqërisë e përforcimin e vlerave të përbashkëta. Mbi këto e tjera ta dëgjojmë bisedën me imzot Frendo-n në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit..