Imzot Gjergj Meta: Ringjallja e Krishtit na nxit të mos e humbim shpresën
Problemet e Mirditës e kremtimet e Pashkëve, në intervistën e don David Gjugjës me ipeshkvin e Rrëshenit, imzot Gjergj Meta.
R.SH. - Vatikan
Veçoria e Pashkëve në Mirditë është se kthehen emigrantët për t’i kremtuar festat në vendlindje. Në një vend, që e ka 65% të popullsisë jashtë territorit, kjo do të thotë bashkim i familjeve e festim i Pashkëve sipas frymës së vërtetë të tyre, në gëzimin e përbashkët për ringjalljen e Krishtit. Në bisedën e tij me don David Gjugjën, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta vë në dukje këtë veçori dhe u bën të gjithëve urimet për Pashkë të bardha, duke u kërkuar të mos e humbasin shpresën, për shkak të gjendjeve të vështira që përjetojnë. Ta dëgjojmë…
20 prill 2019, 09:51