Sinodi. Të rinjtë, “sizmograf” i realitetit dhe protagonistë të Kishës
R. SH. - Vatikan
Katërmbëdhjetë relacione, gjashtë gjuhë të ndryshme, një temë e vetme: dëgjimi! U zhvillua kështu, puna e Rretheve të vogla sinodale, përqendruar mbi pjesën e parë të Instrumentum Laboris. U fol kryesisht për nevojën e një Kishe empatike, në dialog, larg vetëvlerësimit e paragjykimeve, që e vë theksin kryesisht mbi besueshmërinë e dëshmisë. Të rinjtë duhen vlerësuar - nënvizuan Etërit sinodalë - Pjesëmarrja aktive e të rinjve në jetën kishtare duhet promovuar e duhet nxitur, impenjimi rinor duhet të japë fryte në një optikë sinodaliteti të vërtetë, që të jenë protagonistë, me përgjegjësi të plotë, të proceseve, e jo të ngarjeve të veçanta. Në këtë mënyrë do të jenë edhe ungjillëzues të bashkëmoshatarëve të tyre.
Të rinjtë, “sizmograf” i realitetit
“Sizmograf” i realitetit, të rinjtë janë Kisha - pohon Sinodi. - Atyre u duhen dhënë me gëzim, arsye për të jetuar e për të shpresuar, larg moralizmave e duke dëshmuar se jeta është përgjigje, dhënë thirrjes që i bën Zoti secilit prej nesh; në fund të fundit - u pohua në Sallën e Sinodit - jeta është e bukur, sepse e ka një kuptim. Edhe sepse të rinjtë janë në gjendje të marrin vendime - nënvizuan Etërit sinodalë - por duhen ndihmuar të marrin vendime afatgjata.
Rreziku i “demencës dixhitale”
U fol edhe për temën e kulturës dixhitale, pjesë tashmë jo pak e rëndësishme e jetës së të rinjve, e pasur me drita, por edhe me hije, si ndjenja e vetmisë, përballë kulturës së ekranit, “emigrimi virtual, që i çon shpesh herë të rinjtë në një botë imagjinare, të shpikur krejtësish prej tyre. Të rinjtë duhet ta kuptojnë internetin si mjet për t’u përdorur, jo për t’i përdorur.
U prek edhe tema e shpërdorimeve: shkandull, që minon besueshmërinë e Kishës e që duhet përballuar, për të rifituar, kështu, besimin e njerëzve, një për një, duke iu kundërvënë këtij krimi, duke parandaluar rrezikun e përsëritjes e duke ecur në rrugën e faljes dhe të pajtimit.
U fol shumë edhe për emigracionin, duke u ndaluar tek baritoria e përshtatshme dhe nevoja e krijimit të kanaleve ligjore. Sigurisë, sidomos. Pa harruar edhe të shpërngulurit e viseve të ndryshme, të persekutuarit e të martirizuarit e shumë zonave të botës. U theksua, pastaj, edhe nevoja e një edukimi të shëndoshë, ndërdisiplinor, të gjithanshëm, forcimi i familjes e i Kishës, parë si shkollë, që ka të bëjë edhe me barinjtë.