Gjergj Kastrioti Skënderbeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu 

Shqiptarët tek Papa Françesku për Skënderbeun. Flet imzot George Frendo

Shqiptarët do të priten nga Papa Françesku, në përfundim të Vitit kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Për të folur për këtë ngjarje të rëndësishme, ne ftuam kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo.

R.SH. - Vatikan

Jo më larg se të dielën, e ngarkuara me punë në ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, znj. Majlinda Dodaj, dha lajmin e mrekullueshëm se shqiptarët do të priten nga Papa Françesku, mё 19 nёntor 2018, nё ora 12.00 në Vatikan, nё njё audiencё tё veçanё, me rastin e Vitit mbarëkombëtar kushtuar 550-vjetorit tё vdekjes sё Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në përfundim të  Vitit Jubilar.

Është sihariq i madh, pasi takimi tjetër i ngjashëm daton në vitin 1968 e atëherë, mundën të vinin në Vatikan, në audiencë tek Papa Pali VI, i cili të dielën do të shpallet shenjt, vetëm shqiptarët e diasporës. Shqipëria vuante nën thundrën e hekurt të komunizmit, i cili, pavarësisht se e vlerësoi Skënderbeun si Hero Kombëtar, i sulmoi sa mundi marrëdhëniet e Kastriotit me Papët e Romës.

Në projektin e saj për këtë audiencë të veçantë me Papën Françesku, Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë është mirëpritur dhe mbështetur jo vetëm nga qeveria e Tiranës, por edhe nga bashkësitë fetare të vendit pa dallim.

Për të folur mbi këtë ngjarje të rëndësishme që do të mbahet në kuadrin e Vitit Jubilar e për të dhënë edhe një herë njoftimin, ne ftuam kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo…

Dëgjo imzot George Frendon...

 

09 tetor 2018, 18:19