Zoja e Fatimës - DBR Panama 2019 Zoja e Fatimës - DBR Panama 2019 

Në DBR-në e Panamasë, shtatorja historike e Zojës së Fatimës

Zoja e Fatimës - DBR Panama 2019

R. SH. - Vatikan

Në Ditën Botërore të Rinisë 2019, në Panama, do të jetë e pranishme shtatorja origjinale e Zojës së Fatimës, që do të shtegtojë përsëri nga Portugalia. Zoja shtegtare. Me të rinjtë shtegtarë nga mbarë bota. Njoftimin - sipas agjencisë Sir -  e dha dje imzot José Domingo Ulloa Mendieta, përmes një videoje përhapur gjatë një konference shtypi. Shtatorja historike u kurorëzua në vitin 1947. Është fjala për një përjashtim sepse, pasi ka shtegtuar në 64 vende, rektoria e Shenjtërores pati vendosur të mos vihej më për udhë. Vendimi u mor duke pasur parasysh rëndësinë e ngjarjes, lidhur edhe me figurën e Gjon Palit II, ideator i DBR-së.  E kjo, sepse të gjithë e dinë sa i madh ishte devocioni i Papës polak për Zojën e Fatimës, ashtu si tejet i madh është edhe për besimtarët panamezë.

DBR-ja e Panamasë do të kremtohet nga 22 deri më 27 janar 2019

Pasi të arrijë në Panama, Zoja shtegtare do të pushojë në Kishën e Lurdës e pastaj do të çohet në Parque del Perdon, në Kapelën e të Shenjtnueshmit Sakrament, ku do të ruhet nga motrat e Nënë Terezës. Do të jetë këtu, sepse pikërisht në këtë vend do të zhvillohen disa nga veprimtaritë e DBR-së, duke nisur nga Mesha e  së martës, me të cilën do të hapen kremtimet. Të shtunën e të dielën do të jetë e pranishme në Mbrëmësoren e lutjes, si dhe në Meshën përfundimtare të Papës me të rinjtë.

28 gusht 2018, 16:31