GREECE-FIRE GREECE-FIRE 

Zjarre në Greqi: kryedioqeza e Athinës dje e sot po mbledh fonde ndër famulli

Pas zjarreve shkatrrimtare në Atikë, Caritas Athina organizoi sot e dje, 29 e 28 korrik, një mbledhje lëmoshësh në të gjitha famullitë e kryedioqezës.

R. SH. - Vatikan

Pas zjarreve shkatrrimtare në Atikë, Caritas Athina organizoi sot e dje, 29 e 28 korrik, një mbledhje lëmoshësh në të gjitha famullitë e kryedioqezës. Njoftimin e dha kryedioqeza athiniote, e kryesuar nga imzot Sevastianos Rossolatos, përmes një letre, botuar nga agjencia Sir, drejtuar të gjitha famullive të kryeqytetit.

Bëhet fjalë - lexohet në letër - për një shenjë dashurie ndaj vëllezërve tanë të vuajtur. Duhet t’i mbështesim edhe ne, si në nivel individual, ashtu edhe familjar. Të gjithë jemi të thirrur të japim ndihmesën tonë, si shenjë e dashurisë dhe e solidaritetit për dhimbjen dhe nevojat e familjeve e  qyteteve të dëmtuara, që mbetën pa ushqime, pa ujë, pa strehë”.

Karitas Athina po punon, në bashkëpunim me Karitas Greqia, që ka marrë ndihmë e mbështetje nga Karitaset evropiane, të cilat, ashtu si gjithnjë, po bëjnë gara solidariteti.

Letra mbyllet me citimin e një fragmenti ungjillor, shkëputur nga Mateu: “Sa herë t’ia bëni këto gjëra një të vetmit nga këta vëllezërit e mi më të vegjël, ma keni bërë mua!”.

29 korrik 2018, 12:23