20171229_BAV_Arch.Cap.S.Pietro.B.63_0807_fr_0392r_vangelo di domenica.jpg 20171229_BAV_Arch.Cap.S.Pietro.B.63_0807_fr_0392r_vangelo di domenica.jpg 

Më 11 qershor kalendari kishtar përkujton Shën Barnabën Apostull

Barnaba është një figurë që del në plan të parë në bashkësinë e flaktë të Jerusalemit pas Rrëshajësh. Ndonëse u përket 72 nxënësve të Krishtit, thirret apostull. Gëzon një respekt aq të madh ndërmjet të Dymbëdhjetëve, sa që ata e zgjedhin për të ungjillëzuar Antiokinë. Barnaba udhëtoi edhe në Romë, u martirizua rreth vitit 70 në Salaminë.

R. SH. - Vatikan

Më 11 qershor kalendari kishtar përkujton Shën Barnabën Apostull.

Quhej Jozef, para se të lidhej me apostujt. Me origjinë nga Qipro, ai shiti gjithçka pati dhe paratë që fitoi nga shitja e pasurive, i vuri tek këmbët e Apostujve, të cilët që nga ai çast nisën ta thërrasin Barnaba, që do të thotë Bir i ngushëllimit.

Në Veprat e Apostujve, Barbana, paraqitet pikërisht përmes këtij gjesti, që flet për kthesë rrënjësore të jetës së tij duke përqafuar udhën e Jezu Krishtit. Barnaba është një figurë që del në plan të parë në bashkësinë e flaktë të krishterë të Jerusalemit pas Rrëshajësh. Ndonëse u përket 72 nxënësve të Krishtit, thirret apostull. Gëzon një respekt aq të madh ndërmjet të Dymbëdhjetëve, sa që ata e zgjedhin për të ungjillëzuar Antiokinë.

Barnaba, qe i pari që përhapi dyshime mbi kthimin e Shën Palit në fenë e krishterë pranë bashkësisë besëpakë të Jerusalemit, i pari që e shoqëroi Palin në shtegtimin e tij të parë apostolik, por edhe i pari që u ndesh me të për praninë e Gjon Markut në shtegtimin e dytë.

Pra, edhe ndërmjet shenjtorëve ka grindje, mosmarrëveshje e mospërkime. E kjo mua më duket shumë ngushëlluese, sepse shikojmë që shenjtorët nuk ranë nga qielli, por ishin njerëz si ne, me probleme e edhe me mëkate. Të jesh shenjt nuk do të thotë të mos kesh gabuar kurrë, por të kesh aftësinë të pendohesh, të rifillosh e, mbi të gjitha, aftësinë të pajtohesh e të falësh.

Në se Barnaba me gatishmërinë e tij fillestare për t’i shërbyer Saulit të Tarsit, qe ai që ia ktheu Palin Kishës, Sila ose Silvani qe ai që qëndroi përkrah Palit, pas ndarjes nga Barnaba, Shkrimet apokrife flasin për një udhëtim të Barnabës në Romë dhe martirizimin e tij, rreth vitit 70 në Salaminë, ku u mbyt me gurë nga hebrenjtë e diasporës greke.

11 qershor 2018, 12:07