Papua Perëndimore: 194 udhëheqës të krishterë bëjnë thirrje për t'i dhënë fund dhunës
R.SH. - Vatikan
Këshilli i Kishave sё Indonezisë ka hartuar një dokument në të cilin i kërkon Xhakartës që të mbajë bisedime paqeje midis qeverisë dhe popullit indigjen. Priftërinjtë e bënë të qartë se ata flasin për harmoni të përgjithshme, jo në favor të një grupi të vetëm. Pastori Alberto John Bunai: “Kisha duhet të jetë bartëse e paqes dhe mbështetëse e drejtësisë”.
Mbi 190 liderë të krishterë bëjnë thirrje për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake kundër popullit indigjen të Papua-s Perëndimore dhe për mundësinë e mbajtjes së bisedimeve të paqes. Këshilli lokal i Kishave ka hartuar një dokument që i bën thirrje qeverisë indoneziane t'i japë fund dhunës në lokalitetet Nduga, Intan Jaya, Puncak, Kiwirok dhe Maybrat, njofton agjencia e lajmeve Asianews.