Lutje Shën Anës e Shën Jaoakinit, në festë
R. SH. - Vatikan
Lutje drejtuar prindërve të Zojës së Bekuar, Shën Anës dhe Shën Joakinit, në ditën e festës së tyre me 26 korrik. Joakini e Ana nuk patën fëmijë deri në moshë të vonë. Kur u lindi vajza e shumëpritur, vendosën ta quanin Mari: “e dashura e Hyjit”. Njerëz të urtë e të devotshëm, e rritën Nënën e Krishtit me frymën e Shkrimeve të Shenjta dhe e mësuan t’i bindet vullnetit të Hyjit.
Lutje Shën Anës
O Nëna e Marisë, bekoje shpirtin tim!
Bëje të galdojë e të mbushet me gëzim.
Me gëzim shpirti m’u mbushtë përplot,
me dritën e ëmbël të Jèzusit Zot!
Nga qielli ku gëzon, një rreze ma nis,
e shpirtin, me dritë, si Marisë ma stolis!
Lutu që në mua të jetojë Biri i Saj
e pranë ta kem në gaz e në vaj!
Lutje Shën Joakinit
O i madhi e i lumnueshmi Patriark Shën Joakin!
Në festën tënde mendoj se u zgjodhe,
ndërmjet gjithë shenjtorëve,
bashkëpunëtor i mistereve hyjnore,
duke i dhuruar botës Nënën e Zotit, Marinë!
Falë këtij privilegji, u bëre i fuqishëm
pranë Nënës e Birit.
Të lutem, nxirma nga Zoti hirin
të jetoj e të vdes në fe, shpresë e dashuri të përkryer
e fjalët e fundit, dalë nga buzët e mia
të jenë: Jezus e Mari!