Shën Nënë Tereza me dëshminë e jetës së saj nё Pejë

Shtatorja tejet origjinale e Shёn Nёnё Terezёs, me ngjyrat e saj karakteristike, me njё foshnje dorë, simbol i nёnёs sё vёrtetё dhe tё pёrkushtuar, ashtu siç ishte Ganxhe Bojaxhiu si Misionare e Dashurisё sё Krishtit pёr tё gjithё njerëzit, u bekua dhe përurua në obborin e Kishës së Shën Katerinës, nё Pejë.

R.SH. - Vatikan

Tё dielën e pestё dhe tё fundit tё Krezhmëve, pas kremtimit tё Meshës, nё oborrin e famullisë sё ‘’Shёn Katerinës’’ nё Pejë, u bekua dhe përurua shtatorja e ikonës sё dashurisë sё Zotit, Shenjtës shqiptare Nёnё Terezёs Ganxhe Bojaxhiu. Ceremoninë e rastin e kryesoi famullitari vendit dom Lorenc Sopi, nё prani tё dom Fran Sopit, dom Marjan Uka, imamit tё fshatit Jabllanicё e Madhe, Sadri Zekaj, tё donatorit e autorit tё veprës, Pal Zef Deda nga Peja, me punë të përkohshme në Zvicërë, bërë komunitetit të famullisë kishtare të këtij qyteti.

Shtatorja duket shumë origjinale, ku Shën Nënë Tereza, me ngjyrat e saj karakteristike bardhë e blu, mbanë nё dore një foshnje, qё simbolizon nënën e vërtetë dhe tё përkushtuar, ashtu siç ishte ajo vet, Misionare e Dashurisё sё Krishtit dhe Nёnё plot dhembshuri për gjithë njerëzit. Po mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt..

Nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt..

Shën Katerina dhe Shën Nënë Tereza prej tash ‘‘bashkëjetojnë’’ në Pejë

Te dielen e peste dhe te fundit te Krezhmeve, pas meshes, ne oborrin e famullise se ‘’Shen Katerines’’ ne Peje, u zhvillua nje ngjarje shume e bukur dhe e vecante. Ne nje atmosfere shume te ngohte, ku merrnin pjese qytetare te besimeve te ndryshme, prifterinje e hoxhallare, u perurua shtatorja e ‘’Shen Nene Terezes’’, dhurate kjo nga familja e besimtares se devotshme Lushe Berisha Deda, e cila ne momentet e fundit te jetes, djalit te saj, ia kishte lene amanet.

Shtatorja duket shume origjinale, ku Nene Tereza me ngjyrat e saj karakteristike, mbane ne dore nje foshnje, qe simbolizon nenen e vertete dhe te perkushtuar, ashtu siq ishte ajo vet Misionare e Krishtit dhe Nene e meshirshme per gjithe njerezimin.

Ne nentemujorin e kalimit ne amshim te Lushes, amanetin e saj e realizoi familja, sepse siq thane, Lusha ishte shpirterisht e lidhur me figuren e Nene Terezes, e qe gjithmone i lutej asaj. Babai i Lushes, nipat, mbesat e familjare te tjere prezente dukeshin te emocionuar, por edhe te gezuar e te lehtesuar qe kishin arritur ta realizonin amanetin e saj.

Shtatores iu gezua edhe famullitari, dom Lorenc Sopi, i cili tha se kjo eshte nje ngjarje me rendesi te vecante per te e besimtaret, por edhe per te gjithe qytetaret pejane. ‘’Ketu ngjitas me Kishen eshte rruga qe frekuentohet shume dhe nga sot gjithe qytetaret drejtojne shikimin nga Nene Tereza, prandaj dhe do te kene shume çka edhe me kerkue, edhe me falenderue prej kesaj figure shenjte’’, tha dom Lorenci.

Nderkaq, Sadri Zekaj, imam i fshatit Jabllanice e Madhe, qe e pergezoi kete ngjarje, tha se Shen Tereza, apo Nena jone e kombit duhet te respektohet dhe nderohet nga te gjithe. ‘’Figure e madhe e kombit shqiptar, ndonese krejt bota e njohin dhe e respektojne, por ne populli shqiptar e kemi pas fatin tone si komb qe Nenen Tereze e kemi tonen dhe per kete fakt ne gjithmone duhet te ndjehemi krenare’’ tha imami Zekaj.

Ne permbylljen e kesaj ngjarjeje madheshtore, te gjithe pa dallim nguteshin qe nga afer ta prekenin dhe ledhatonin shtatoren, mbase secili e adhuronte dhe i lutej per dicka Shen Nene Terezes, Nenes se Kombit tone.

 

 

23 mars 2021, 12:57