At Lovro Gavran: 13-të të martet e shëna Ndout na çojnë drejt Jezu Krishtit

Posa ka filluar tradita devocionale e 13-të të martave të shëna Ndout të Padovës. Kёshtu, kudo në Kisha e në Shenjtërore kushtuar këtij shenjti, e edhe në trevat shqiptare nga Laçi, Kurbneshi e deri në Tuz, Gjakovë e nё vende tjera, besimtarët katolikё marrin pjesë në Meshë, në sakramentin e Rrëfimit a tё Pajtimit, në lutje të përshpirtshme drejtuar shëna Ndout, që të ndërmjetësojë pranë Jezu Krishtit, për nevojat e tyre shpirtërore e trupore. Sivjet, pёr shkak tё koronavirusit, nё respektimin e masave kundёr Covid-19.

R.SH. - Vatikan

Posa ka filluar tradita devocionale e 13-të të martave të shëna Ndout të Padovës, sivjet mё 16 mars 2021, nё kohёn e Kreshmёve.  Kёshtu, kudo në Kisha e në Shenjtërore kushtuar këtij shenjti, e edhe në trevat shqiptare nga Laçi, Kurbneshi e deri në Tuz, Gjakovë e nё vende tjera, besimtarët katolikё marrin pjesë në Meshë, në sakramentin e Rrëfimit a tё Pajtimit, në lutje të përshpirtshme drejtuar shëna Ndout, që të ndërmjetësojë pranë Jezu Krishtit, për nevojat e tyre shpirtërore e trupore. Sivjet, pёr shkak tё koronavirusit, nё respektimin e masave kundёr Covid-19.

Devocioni ndaj Shёna Ndout tё Padovёs, këtij shenjti të madh është i shtrirë jo vetëm në Kishën katolike por edhe më gjerë. Shën Antoni ka zgjuar interes përpos katolikëve edhe ndër ortodoksë, budistë e myslimanë, prandaj me plot të drejtë quhet shenjt universal – shenjt i botës. Shёna Ndou ishte njeri i palodhshëm në vreshtin e Zotit. Jeta e tij ishte shërbim ndaj vëllait njeri pa dallim, prandaj ishte i pranuar dhe i dashur nga të gjithë.

Cili është aktualiteti i mesazhit të Shëna Ndout?

Një gjë është e sigurt: se Antoni nuk ka qenë vetëm njeri i madh për Hyjin, por edhe njeri i madh për njerëzit e varfër, madje edhe politikan i kohës së vet. Gjëja më e madhe tek Antoni ishte gatishmëria për t’i shërbyer të gjithëve pa kurrfarë interesi, për të dhuruar vetveten, për të dhënë gjithçka me dashuri të madhe, në emër të Zotit, pa pritur kurrfarë shpërblimi.

Përmes Shëna Ndout tek Krishti

Antoni i Padoves pati Krishtin si qendër të jetës, jetoi dhe mishëroi Ungjillin e Jezusit. Kështu, 13-të të martat e shën Ndout duhet të jenë paraqitje e bukurisë së amshuar të Krishtit, pikërisht ashtu siç porosiste Shëna Ndou: “Në se predikon Krishtin, ai i shkrin zemrat e ngurrëta; në se i lutesh,  Ai i ëmbëlson tundimet e hidhura; në se mendon për Të, ta  mbush zemrën plot dritë; në se e lexon, Ai ta  shuan etjen e mendjes”.

Për shën Antonin është themelor kundrimi i Kryqit, që mbetet po aq i rëndësishëm edhe për kulturën bashkëkohore. Vegimi i Kryqit tё Jezu Krishtit i frymëzon Antonit mendime mirënjohjeje për Zotin dhe nderimi për njeriun; kështu të gjithë, besimtarë e jo besimtarë, mund të gjejnë tek i Jezusi i Kryqëzuar e tek simboli i Tij, një domethënie, që ta pasuron jetën. Në këtë mënyrë,  i tërë dinjiteti njerëzor duket në pasqyrën e Kryqit tё Krishtit dhe shikimi i ngulur drejt Tij, është gjithnjë burim i njohjes së këtij dinjiteti.

Si lindi devocioni i të 13-të martave e cili është mesazhi?

Mbi këtë flasim me françeskanin At Lovro Gavran, nga kuvendi françeskan i Gjakovës, ta dёgjojmё...

Flasim me françeskanin At Lovro Gavran, nga kuvendi françeskan i Gjakovës
24 mars 2021, 09:47