Sant'Ilario  (© BAV, Vat. lat. 8541, f. 102r) Sant'Ilario (© BAV, Vat. lat. 8541, f. 102r)  (© BAV, Vat. lat. 8541, f. 102r)

Më 16 mars kalendari kujton shën Hilarin e Tacianin, martirë

Sipas një tradite të lashtë kishtare, ipeshkvi Hilari e diakoni Taciani pësuan së bashku martirizimin nën Numerianin, më 16 mars të vitit 284. Mbi varrin e Hilarit, në Akuile u ngrit që në shekullin IV një kapelë përkujtimore tetëkëndëshe, që aso kohe quhej ‘martyrium’.

R.SH. - Vatikan

Më 16 mars kalendari kishtar kujton Shën Hilarin, ipeshkëv dhe Tacianon, diakon të Akuilesë, martirë.  

Shën Hilari, i cili në Martiriologun jeronimian kujtohet njëherësh me Tacianin diakon, ka qenë ipeshkvi i dytë i Akuilesë, në Itali.  Sipas një tradite të lashtë kishtare, ipeshkvi Hilari e diakoni Taciani pësuan së bashku martirizimin nën Numerianin, më 16 mars të vitit 284. Mbi varrin e Hilarit, në Akuile u ngrit që në shekullin IV një kapelë përkujtimore tetëkëndëshe, që aso kohe quhej ‘martyrium’. Në fund të shekulli VI, nga frika e Longobardëve, patriku Pal iku në Grado, duke mbartur me vete edhe reliket e martirëve të shenjtë ndërmjet të cilave, edhe ato të Hilarit e të Tacianit. 

Më vonë, në shekullin e XIII, në Goricie të Italisë martirëve iu kushtua një Kishë, që u bë Kishë famullitare e qytetit duke filluar nga viti 1460 e, pas shpërbërjes së Patriarkatit të Akuilesë, u ngrit përsëri në rangun e katedrales së kryedioqezës së re metropolite, themeluar në vitin 1751. Të dy shenjtorët martirë nderohen si Pajtorë qiellor të qytetit të Goricies.

16 mars 2021, 09:33