Ottava Marcia per la vita, promosso dai movimenti pro-life Ottava Marcia per la vita, promosso dai movimenti pro-life 

Papa, “Qendrave për Jetën”: të mbrohet jeta nga lindja deri në frymën e fundit!

Me rastin e kuvendit të 40-të të Lëvizjeve për Jetën, Qendrave të ndihmës në shërbim të jetës dhe Shtëpive të pritjes, Papa Françesku, shpirtërisht i pranishëm, u drejtoi përshëndetjen, duke shprehur vlerësimin për nismën vjetore.

R.SH. - Vatikan

Pjesëmarrësve në kuvendin e 40-të të Lëvizjeve për Jetën, Qendrave të ndihmës në shërbim të jetës dhe Shtëpive të  pritjes, i cili sivjet u zhvillua on line nga data 13 deri 15 nëntor, Papa Françesku, shpirtërisht i pranishëm, u drejtoi përshëndetjen e tij të përzemërt. Shprehu, përmes saj, vlerësimin e nismës vjetore, që e fton secilin të meditojë për vlerën e paçmuarshme të jetës së çdo njeriu. “E kjo - ngulmon Papa - “sepse çdo jetë është jashtëzakonisht e çmuar e çdo njeri  u krijua sipas shëmbëllimit të Zotit Atë”.

Këtë lexojmë në mesazhin e përshëndetjes, dërguar nga Papa, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Maria Casini Bandinit, presidente  e Lëvizjes italiane për jetën, me rastin e tri ditëve të meditimit, të cilat përfunduan dje.

Në mesazhin e rastit, datuar 14 nëntor, i cili lexohet sot në lajmet e agjencisë Sir, Papa Françesku uron që një etapë si kjo të kontribuojë për ta përhapur sa më shumë kulturën e solidaritetit e të respektit reciprok për çdo jetë njerëzore, që nga buzagazi i parë i foshnjes në djep, deri te fryma e fundit”.

16 nëntor 2020, 15:53