2018.12.19 kondrusiewicz arcivescovo di minsk 2018.12.19 kondrusiewicz arcivescovo di minsk 

Ndalohet hyrja e imzot Kondrusiewicz në Bjellorusi

Kryeipeshkvi i Minskut, imzot Tadeusz Kondrusiewicz, po i ndjek nga Polonia ngjarjet në Bjellorusi, pasi iu ndalua hyrja në atdhe.

R.SH. - Vatikan

Kryeipeshkvi i Minskut, imzot Tadeusz Kondrusiewicz po i ndjek nga Polonia ngjarjet në Bjellorusi, pasi iu ndalua hyrja në atdhe. Ndërkaq  në vend vijojnë manifestimet e reja kundër presidentit Lukashenko, me arrestime të vazhdueshme nga ana e policisë. Më 4 shtator pritet një takim i ri i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pardje, 31 gusht, kryeipeshkvi i Minskut dhe kryetar i ipeshkvijve katolikë në Bjellorusi, imzot Tadeusz Kondrusiewicz, ndërsa po kthehej nga një shtegtim në Poloni, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në kremtimet për nder të Zojës së Czestochow-ës, u ndalua në pikën e kufirit Kuznitsa Belostokskaja nga rojet, që nuk e lejuan të rikthehej në atdhe. Lajmi, i pëhapur nga kryeiepshkvi përmes një komunikate, u konfirmua sot paradite edhe nga presidenti bjellorus, i cili theksoi: “Ka përgjegjësi të dyfishtë kush përzjen kishën me politikën”.

Ndërsa kryeipeshkvi protestoi, duke pohuar se “Çdo qyetar i Republikës ka të drejtë të lëvizë lirisht, të zgjedhë rezidencën e vet në të gjithë territorin e Republikës së Bjellorusisë, të largohet nga territori  e të rikthehett pa asnjë pengesë”. E duhet pasur parasysh se një akt i tillë mund ta rëndojë më tej situatën, edhe kështu tejet të ngarkuar me frymë proteste, në vend!

02 shtator 2020, 16:41