Mappa Corea del nord e Corea del Sud, confine Mappa Corea del nord e Corea del Sud, confine 

Lutja për paqe në Kore 70 vjet pas shpërthimit të luftës

Këshilli Botёror Ekumenik i Kishave (Cec), nё një mesazh tё botuar në rastin e shtatëdhjetë vjetorit të fillimit të Luftës koreane, bën ftes tё lutemi për njё paqe të vërtetë në Gadishullin korean. Paqja nuk mund të arrihet me fajësime reciproke, kritika të padobishme dhe demonstrime të pushtetit. Paqja e qëndrueshme në Kore kontribuon për stabilitetin në rajon e në të gjithë botën e lodhur nga lufta.

R-SH.-Vatikan

Këshilli Ekumenik i Kishave (Cec), me rastin e 70-vjetorit tё shpërthimit tё luftës nё gadishullin korean, pёrmes njё mesazhi, nё përfundim tё një veprimtarie mbajtur online, dje, organizuar nga Këshill i Kishave tё botës mbi angazhimet Ekumenike për paqen në Kore, u drejtohet tё gjitha Kishave e tё gjithё tё krishterёve tё botёs pёr t’iu lutur Zotit për paqen në Gadishullin korean.

"Shërimi" dhe "e ardhmja e përbashkët" janë fjalët kyçe të mesazhit tё Këshillit tё Kishave Botёrore për paqen nё Gadishullin korean, nënshkruar nga Kishat e Koresë, Amerikës, Kanadasë, Australisë, Evropës, Azisë dhe Afrikës. Lufta koreane qё shpёrtheu nё vitin 1950 na kujton se si pas një "konflikti tё tmerrshëm shkatërrimtar", nuk u nënshkrua kurrë asnjë traktat paqeje. Apeli i Kishave është i qartë: "Pas shtatë dekadash, ka ardhur koha për ti dhanë fund konfliktit”. Ndërkohë, sfida të reja janë ngritur për paqen dhe stabilitetin në rajon. Bindja e Këshillit Ekumenik tё Kishave është se "këto procese nuk do të lehtësohen për aq kohë sa konflikti i vjetër 70-vjeçar mbetet i hapur”.

Raste të veçanta lutjesh

Gjatё tёrё vitit 2020, Këshilli Ekumenik i Kishave dhe Këshilli Kombëtar i Kishave në Kore kanё organizuar një fushatë botërore lutjesh. Të gjitha Kishat e të gjithё tё krishterët janë tё ftuar të luten për një fund zyrtar të luftës sё Koresё, përmes zëvendësimit të marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1953 me një traktat të vërtetë paqeje.

Në kryedioqezёn e Seulit

Sot në të gjithë Korenë e Jugut janё kremtuar Meshё pёr kёtё qёllim. Në Kryedioqezёs e Seulit, më i madhi nё vend me 1.52 milion besimtarë, në Katedralen e Mieongdong, kardinali Endrew Yeom Soo-jung, kryeipeshkёv i Seulit, tha se "ndonëse arritja e paqes së vërtetë qё ne të gjithë e dëshirojmë është një gjë shumë e vështirë, ajo nuk është absolutisht e pamundur”. Ipeshkvi Lee Ki-heon, kreu i Komitetit pёr pajtimin e popullit korean pranë Konferencës Episkopale koreane, lëshoi një deklaratë nё tё cilёn i kërkon qeverisë sё Koresë sё Jugut të gjen mënyra për të bërë hapa përpara në marrëdhëniet ndërkoreane. "Por gjёja e parё qё duhet bёrё , tha prelati – ёshtё të miratohet një traktat paqeje dhe kjo mund të bёhet me një deklaratë qё shpall fundin e luftës”.

Perspektiva konkrete nga Deklarata e Piongiangut

Mesazhi kujton rëndësinë e respektimit të pezullimit e tё anullimit të stërvitjeve ushtarake dhe pastaj kёrkon realizimin e qëllimeve të të gjitha marrëveshjeve që kanë njё dhënë mbështetje të rëndësishme për përparimin drejt paqes në gadishullin korean. E pastaj në lutje është edhe njё nxitje e fortë "për ndёrtimin e një gadishulli korean dhe tё një bote krejtësisht tё lirë nga kërcënimet bërthamore".

Thirrja e Papës Françesku

Papa Françesku, gjatё vizitës sё tij nё Korenë e Jugut , mё 2014, në fjalimin mbajtur në pallatin presidencial në Seul, u bëri thirrje qeveritarëve dhe diplomatëve, që të angazhohen për dialog me Veriun. Paqja nuk mund të arrihet me "fajësime reciproke, kritika të padobishme dhe demonstrime të pushtetit," tha Papa. Paqja e qëndrueshme në Kore kontribuon për stabilitetin në rajon, si dhe në të "gjithë botën e lodhur nga lufta". 

25 qershor 2020, 15:27