Beteja kundër Covid-19 vijon Beteja kundër Covid-19 vijon 

Koronavirus: OMS, 183 mijë raste në një ditë, 8,7 milionë, bilanci i infektimeve në botë.

Organizata Botërore e Shëndetit (Oms) njofton se brenda 24 orëve, u regjistruan, në nivel global, 183 mijë raste me koronavirus.

R. SH, - Vatikan

Organizata Botërore e Shëndetit (Oms) njofton se  brenda 24 orëve, u regjistruan, në nivel global, 183 mijë raste me koronavirus. E dhënë kjo, që  shënon një rekord infektimesh në një ditë të vetme.

Sipas bilancit të Oms. 183.020 raste të Covid-19, shumica e të cilave (116.041) u diagnostikuan në Amerikën Latine, e çojnë në 8,7 milionë bilancin e përgjithshëm të infektimeve, ndërsa numërohen 46 mijë të vdekur. Rekordi i mëparshëm i infektimeve, sipas Oms, ishte ai i 18 qershorit, me 181.232 raste.

22 qershor 2020, 13:23