Santa Giulia Santa Giulia  (© Musei Vaticani)

Më 21 maj kalendari kishtar kujton shën Xhulien, martire

Xhulia, martire ishte skllave e krishterë, që i shërbente me devotshmëri zotërisë, i cili merrte me vete edhe kur udhëtonte. Pikërisht gjatë njërit prej këtyre udhëtimeve, ata zbarkuan në Kepin e Korsikё dhe u zunë robër nga piratët. Si deklaroi se ishte e krishterë, Xhulien e mbërthyen me gozhda mbi dy dërrasa në formë kryqi dhe e flakën në det.

R.SH. - Vatikan

Shën Xhiulia, martire e shekullit V nё Korsikё, qё përkujton sot kalendari kishtar, ishte skllave e krishterë, që i shërbente me devotshmëri zotërisë, i cili merrte me vete edhe kur udhëtonte. Pikërisht gjatë njërit prej këtyre udhëtimeve, ata zbarkuan në Kepin e Corsos dhe u zunë robër nga piratët. Si deklaroi se ishte e krishterë, Xhulien e mbërthyen me gozhda mbi dy dërrasa në formë kryqi dhe e flakën në det.

Sipas traditës së lashtë, murgjërit të cilët jetonin në ishullin e Gorgonës, të lajmëruar misteriozisht për arritjen e trupit të shenjtës, panë së largu kryqin që notonte mbi dallgë, me martiren e gozhduar këmbë e duar.

Gojëdhëna rrëfen edhe se mbi kryq u gjet e mbërthyer një kartë me emrin e historinë e martirizimit të shenjtës, shkruar nga vetë engjëjt. Njëri nga mbretit longobardë, e bija e të cilit qe abateshë në një manastir të Breshia-s, e mbarti trupin e shën Xhiulies në këtë qytet ku, rreth relikeve të saj, vijoi të lulëzojë edhe nderimi e kulti i Shenjtes.

21 maj 2020, 18:25