Pope Francis receives  President of the Republic of Albania Ilir Meta Pope Francis receives President of the Republic of Albania Ilir Meta 

Presidenti Meta uron Papën Françesku për 7-vjetorin e papnisё

Presidenti Meta: Me rastin e 7-vjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj sukses të plotë në përmbushje të misionit Tuaj hyjnor. Ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë. Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e njerëzimit.

R.SH. - Vatikan

Presidenti i Republikës sё Shqipёrisё, Ilir Meta uron Papa Franceskun me rastin e mbushjes sё 7-vjetorit dhe fillimin e vitit të tetë të papnisë në krye të Kishës Katolike.

Shenjtëria Juaj,

Papa Françesku,

Me rastin e 7-vjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj sukses të plotë në përmbushje të misionit Tuaj hyjnor.

Përfitoj nga rasti që, në këto ditë të veçanta, për mbarë botën dhe në veçanti për Italinë, Shqipërinë dhe shumë vende të tjera, të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që, Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike në Shqipëri, i kanë dhënë popullit shqiptar në kapërcimin e vështirësive shpirtërore, sociale e ekonomike.

Shqiptarët, pa dallim përkatësie fetare, i ruajnë ende të freskëta mbresat nga vizita Juaj në Shqipëri, si dhe i kujtojnë me dashuri mesazhet Tuaja inkurajuese për rritjen e shpresës dhe të besimit.

Në këto kohë, fatkeqësisht njerëzimi po përjeton zhvillime të shumta dramatike, por atij asnjëherë nuk i kanë munguar mesazhet shpresëdhënëse të Shenjtërisë Tuaj, për më shumë dashuri, bashkëpunim, mirënjohje, solidaritet e dhembshuri, si dhe për më shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri.

Me dëshirën për t’i forcuar e pasuruar më tej lidhjet institucionale e shpirtërore, mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e njerëzimit.

Pёrfundon mesazhi i urimit tё Presidentit tё Shqipёrisё

14 mars 2020, 11:33