Lëshmotari i Papës Françesku, kardinali Krajewski Lëshmotari i Papës Françesku, kardinali Krajewski 

Lajme nga Vatikani e Kisha në botë

Lëshmotari i Atit të Shenjtë Papës Françesku, kardinali Krajewski, dëshiron t’i falënderojë sinqerisht të gjithë vullnetarët dhe njerëzit vullnet mirë që në këtë periudhë të koronaviursit vazhdojnë të kujdesen për të varfërit dhe nevojtarët, veçanërisht për të pastrehët që jetojnë nëpër rrugë, e nuk i braktisin pikërisht në këtë kohë që për ta është edhe më e vështirë.

R.SH. - Vatikan

Koronavirus: Vatikan, Mesha e Papës në Shën Martë, Engjëlli Tënzot e audienca përgjithshme gjithnjë në streaming

Salla e shtypit të Selisë së Shenjtë njofton  se për arsye të urgjencës së koronavirit "deri në një njoftim të ri të mëtejshëm, Mesha që kremtohet në kapelën e shtëpisë së Shën Martës, në orën 7 të çdo mëngjesi, lutja e Engjëllit Tënzot për të dielash dhe audienca e përgjithshme e Atit të Shenjtë çdo të mërkurë do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion nga Vatican Media dhe n streaming  në faqen e interentit të Vatican News”.

Deklarata e Lëmoshëtarisë Apostolike

Lëmoshtari i Atit të Shenjtë Papës Françesku, kardinali Krajewski, dëshiron t’i falënderojë sinqerisht të gjithë vullnetarët dhe njerëzit vullnet mirë që në këtë periudhë të koronaviursit vazhdojnë të kujdesen për të varfërit dhe nevojtarët, veçanërisht për të pastrehët që jetojnë nëpër rrugë, e nuk i braktisin pikërisht në këtë kohë që për ta është edhe më e vështirë. Kështu njofton salla e shtypit e Selisë së Shenjtë. Këta vëllezër tanë  - shton kardinali Konrad Krajewski - jo vetëm që nuk kanë shtëpi, por tani nuk mund të kërkojnë ndihmë e lëmoshë për të blerë diçka për të ngrënë. Tani më shumë se kurrë, ata "varen" nga bujaria e zemrës tonë. Mëshira është një fjalë shumë konkrete dhe vetëm "dashuria bamirëse mbulon një shumicë mëkatesh" (1Pj 4, 8).

Këshilli i Kishave të Lindjes së Mesme: të dielën, 22 Mars, iu lut Zotit së bashku, në këtë kohë të Kreshmëve e të pandemisë

Në kohën e epidemisë globale shkaktuar nga Koronavirusi, Këshilli i Kishave të Lindjes së Mesme ((Middle East Council of Churches, MECC) i ftoi të gjithë për të dielën, më 22 mars, në një ditë lutjeje "në frymën e bashkimit vëllazëror ", para së gjithash, për të ndërmjetësuar me uratë pranë Zotit "për njerëzit e infektuar nga virusi dhe familjet e tyre, për ekipet e mjekëve dhe të personelit shëndetësor, që rrezikojnë jetën e tyre për të shoqëruar e për t’u kujdesur për kurimin e të sëmurëve. (nga Fides).

U vra në Libreville një motër rregulltare që ia dedikonte jetën të moshuarve të braktisur

Në natën ndërmjet 19 e 20 marsit, motra Lydie Oyanem Nzhouge, e cila ia kishte kushtuar jetën mikpritjes e kujdesjes për të moshuarit e braktisur nga familjet e tyre, të varfër e të pastrehë, u sulmua dhe u vra në dhomën e saj në Centre d’accueil Fraternité Saint Jean, në Libreville, të cilën e drejtonte. Kështu njofton agjencia Fides. Disa nga gjësendet personale dhe makina e motrës rregulltare janë zhdukur.

23 mars 2020, 15:00