ELIDON-DODAJ-E-ANTEO-CUPI.jpeg

Tërmeti në Shqipëri: jo vetëm Durrësi e Thumana, por edhe Laçi e Lezha

Nëse fillimisht u fol vetëm për Durrësin e Thumanën, më pas mbërritën njoftimet për probleme edhe në Laç e Lezhë, ku është shpallur gjendja e emergjencës. Bashkëpunëtori ynë Elidon Dodaj, ndodhej këto ditë pikërisht në këto zona si drejtor i Karitasit të Tiranës. Të dëgjojmë intervistat e tij.

R.SH. - Vatikan

Ndërkaq, zona e dëmtimeve nga tërmeti zgjerohet. Nëse fillimisht u fol vetëm për Durrësin e Thumanën, më pas mbërritën njoftimet për probleme edhe në Laç e Lezhë, ku është shpallur gjendja e emergjencës. Bashkëpunëtori ynë Elidon Dodaj, ndodhej këto ditë pikërisht në këto zona si drejtor i Karitasit të Tiranës. Të dëgjojmë intervistat e tij për ne, së pari atë me Kreshnik Bashën, zv.drejtor i Karitasit Zviceran për Kosovën, që shpjegon më së miri problematikat e Laçit e të Lezhës…

Dëgjo Kreshnik Bashën...

         Në Kurbin ka pasur dy viktima nga tërmeti, por shumë dëmtime shtëpish. Të dëgjojmë motër File Gështenjën, në mikrofonin e Elidon Dodajt e, më pas, gazetarin nga Laçi, Klevis Paloka, që shpjegon gjendjen…

Dëgjo motër File Gështenjën...
Dëgjo Klevis Palokën...

         Në Laç, mensa e hapur nga fretërit françeskanë dhe motrat Bija të Dashurisë Hyjnore është gjithnjë në funksionim për të dëmtuarit nga tërmeti. Prej saj, na jep një dëshmi njëra nga vullnetaret, Lunida Luca…

Dëgjo Lunida Kolën...

         Të rinjtë, sidomos gjimnazistët, janë përfshirë me shumicë në ndihmën për të dëmtuarit nga tërmeti. Nga Kurbini flet kryetari i grupit rinor Sebastia, z. Laska, gjithnjë në mikrofonin e Elidon Dodajt…

Dëgjo z. Laska...

         Duke u zhvendosur në Lezhë, mësojmë se edhe territoret e saj janë prekur nga tërmeti. Gjithashtu, për të mos i lënë njerëzit në çadra, qeveria e Tiranës ka vendour t’i çojë të pastrehët në qendra të tjera, njëra prej të cilave është Shëngjini. Elidon Dodaj ia afroi mikrofonin përgjegjësit të Karitasit të Lezhës, Xhovan Bregu. Ta dëgjojmë…

Dëgjo Xhovan Bregun...

         Në Shëngjin, ku janë zhvendosur të shpërngulurit e tërmetit, gjendja që gjetën psikologët e parë, të cilët folën me njerëzit, ishte për t’u vajtuar. Por, dalëngadalë po merren masa për të kapërcyer psikozën e frikës e të pasigurisë, siç i thotë Elidon Dodajt, koordinatori i psikologëve në Lezhë, Bemir Frroku…

Dëgjo Bemir Frrokun...

         Edhe në mesin e halleve e të vështirësive, drita që i shndrit gjithmonë rrugën të krishterit është Krishti. Kështu dëshmon Anteo Çupi, djali 12 vjeçar nga Thumana, zhvendosur në një strukturë më të sigurtë në Shëngjin, në bisedë me Elidon Dodajn…

Dëgjo Anteo Cupin...
02 dhjetor 2019, 14:56