Papa Françesku në Mozambik e Madagaskar, 6 shtator 2019

Në 60 sekonda, vizita e Papës Françesku në Mozambik e Madagaskar, treguar me një video të Vatican Media.

R.SH. - Vatikan

Në 60 sekonda, dita e vizitës së Papës Françesku në Mozambik e Madagaskar, 6 shtator 2019, treguar me një video të Vatican Media.

Papa Françesku posa vizitoi Mozambikun, tani gjendet në Madagaskar dhe të hënën, paradite, do të shkojë në Ishujt Mauritius. Ky  pra, udhëtimi i 31-të Apostolik i Papnisë së Françeskut, gjatë të cilit janë në program takime politike, kishtare baritore, ndërfetare e shoqërore, këto çastet kryesore të këtij shtegtimit në Afrikë.

Shtegtimin e Papës në Afrikë mund ta përmbledhim me tri fjalët e motove: “Shpresë. Paqe, Pajtim”. Fjalë këto, më të nevojshme se kurrë, në këto troje të tronditura rëndë  nga  “ciklonet” shoqërore e natyrore, të sapo dala në dritën e shpresës.

07 shtator 2019, 13:52