Shkolla per femije ne Afrike Shkolla per femije ne Afrike 

Kremtohet sot Dita botërore e alfabetizimit nga UNESCO

Dita botërore e alfabetizimit - Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit - kremtohet sot nga UNESCO, me seli në Paris, me një seri manifestimesh, duke theksuar rëndësinë e arsimit të popullsisë në të gjithë botën.

R.SH. - Vatikan

Kremtohet sot Dita botërore e alfabetizimit a - Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit - nga UNESCO, me seli në Paris, me një seri manifestimesh, për të theksuar rëndësinë e arsimit të popullsisë në të gjithë botën. Edukimi dhe lufta kundër analfabetizmit në botë janë elemente të rëndësishëm të cilat nxisin zhvillimin e një vendi e të një populli. Kjo është dhe arsyeja e kremtimit të një Dite Botërore, e një nga qëllimet strategjike të UNESCO-s, është edhe kontributi për realizimin me efektivitet të studimeve, reduktimin e braktisjes shkollore nga fëmijët e të rinjtë dhe uljen e shkallës së analfabetizmit të njerëzve në botë.

Kjo Ditë ndërkombëtare e Shkrim-Leximit synon edhe sensibilizimin e Vendeve perëndimore duke kërkuar ndihmën e tyre për përmirësimin e gjendjes së rëndë që ekziston ende sot në shumë Vende të botës, ndërsa në Vende tjera duhet ndihmuar rritjen e mundësisë e të cilësisë së arsimit për të gjithë njerëzit, pa dallim e pa përjashtim, nëpërmjet ndërtimit e restaurimit të shkollave, pajisjes me mjete, trajnimit të stafit mësimdhënës, forcimit të komunitetit shkollor dhe sistemit arsimor publik kudo në botë.

Arësimimi është i lidhur ngushtë edhe me shëndetin e popullsisë

Arsimimi është një mjet i pazëvendësueshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës e të shëndetit të qëndrueshëm në një popullsi. Mendohet gjithnjë për ndërhyrje të emergjencës, apo për ndërtime spitalesh, dërgime ilaçesh, të cilat shërbejnë për të zgjidhur problemin aty për aty, por vështirë të ndikojnë më thellë. Në fakt, në vendet në zhvillim, dy të tretat e sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen do të evitoheshin përmes programeve të zhvillimit e të parandalimit. Prandaj, është themelore të investohet në fushën e arsimimit, për të ulur numrin e sëmundjeve e për të përmirësuar cilësinë e shëndetit të krejt popullsisë.

Gjithashtu, arsimimi është i rëndësishëm për të lehtësuar kurimin, pasi lufton paragjykimin, që nganjëherë është një pengesë e pakapërcyeshme edhe aty ku janë ndërtuar spitale. Pastaj, mjafton të mendojmë se vetëm duke i mësuar një fëmije se si ta përdorë mirë ujin, apo pusin, si të përdorë banjon, reduktojmë me një të tretën sëmundjet infektive. Për të mos folur pastaj për regjistrimin e fëmijëve në programet e vaksinimeve, për arsimimin e nënave. Një nënë me shkollë, do t’i lejojë edhe fëmijës të arsimohet…

 

08 shtator 2019, 08:36