Imzot Frendo: si Kishë jemi afër të gjithë qytetarëve e besimtarëve që janë goditur nga tërmeti
R.SH. - Vatikan
Nga tërmeti që tronditi Shqipërinë, këtë fund jave, lëkundje të tokës janë shënuar në rajonin e Tiranës dhe të Durrësit. Fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz, vetëm të plagosur, momente të frikshme, e ka pasur dëme materiale. Edhe Kisha katolike në Durrës ka pësuar dëme të vogla nga tërmet. Autoritetet e vendit reaguan menjëherë me ndihma. Situata është më e qetë por frika ende nuk është larguar krejtësisht.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka lëshuar një mesazh të ri qetësie pas situatës së jashtëzakonshme të ndodhur në dy ditët e fundit, ku Shqipëria u godit nga një valë lëkundjesh tërmeti, e shtoi se si të gjithë duhet të ofrojnë kontributet pozitive dhe solidare, në bazë të përgjegjësive institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare.
‘Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vlerëson ruajtjen e qetësisë nga të gjithë dhe rëndësinë e frymës së bashkëpunimit e të solidaritetit njerëzor, pa përjashtim, nga aktorët institucionalë, politikë, shoqërorë dhe mediatikë, për normalizimin e plotë të situatës, pas tronditjeve të ditëve të fundit.
Edhe Kisha Katolike në Shqipëri, me të gjithë Ipeshkvijtë dhe institucionet e saj, u solidarizua me qytetarët, individë dhe familje, që përjetuan çastet e tmerrshme si pasojë e tërmetit. Në veçanti është prekur Kisha dioqezave e Tiranë-Durrësit. Në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana flet Kryetari i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë dhe kryeipeshkvi Tiranës-Durrësit, imzot Georeg Frendo, i cili pikërisht sot përkujton 13-vjetorin e shugurimit ipeshkëvnor. Ta dëgjojmë...