Flamuri  i Evropës Flamuri i Evropës 

Shtatë takime, në Bruksel, për Evropën

Teologji: Bruksel, shtatë takime, titulluar “Evropa… e nesër?”. Identiteti, modeli, shoqëror, familja, fetë, ambienti.

R. SH.- Vatikan

Do të jetë Evropa, në qendër të një seminari teologjik, organizuar nga Institutit i studimeve teologjike të Brukselit, titulluar “Evropa… e nesër?”. Kjo, tema kryesore e ciklit të shtatë takimeve që, duke nisur nga e marta, 21 mars e deri të martën para zgjedhjeve evropiane (23-26 maggio 2019), do të shtrojë për diskutim sfidat më të mëdha të sotme. Temat kryesore të zgjedhura për reflektim janë: “Modeli shoqëror evropian; identiteti, terrorizmi, familja, roli gjeopolitik i Evropës, përvoja e islamit në Kontinentin e vjetër dhe tranzicioni ekologjik”. Do të marrin pjesë autoritete në lëmin e shkencave të ndryshme, duke nisur nga sociologu Patrick Develtere, këshilltar i Qendrës evropiane të strategjisë politike të Komisionit Evropian (Epsc); Sebastien Maillard, drejtues i institutit Jacques Délors; prokurori i përgjithshëm belg, Frederic van Leeuw; presidenti i Federatës së shoqatave familjare (Fafce), Antoine Renard; ekonomisti Pierre Defraigne; antropologu Farid El Asri dhe ekonomisti jezuit, Gael Giraud.

11 mars 2019, 15:17