2019.02.16 Centro Accoglienza Don Orione, Maputo, Mozambico 2019.02.16 Centro Accoglienza Don Orione, Maputo, Mozambico 

Më 12 mars kalendari kishtar përkujton Shën Luigjin Orione, meshtar

Don Oroni ndihmonte këdo që kishte nevojë për ndihmë, pa e pyetur se kush je apo nga vjen e të cilit komb apo fe i përket. Bijtë e tij, orioninët, të përhapur në shumë vende të botës, kryejnë misionin edhe në Shqipëria e pikërisht në Elbasan dhe Shirokë. Kudo janë, ndihmojnë përforcimin shpirtëror të besimtarëve, përgatitjen profesionale të të rinjve, asistojnë pleqtë, njerëzit me aftësi të kufizuara fizike e mendore, m sëmundje të pakurueshme.

R.SH. - Vatikan

Më 12 mars kalendari Kishtar përkujton Shën Luigjin Orione, meshtar e themelues i Veprës së Vogël të Provanisë Hyjnore, për të mirën e të rinjve dhe të gjithë personave të mënjanuar. Shën Luigji Orione është një shenjt i ditëve tona, jetoi në gjysmën e parë të shekullit të kaluar e ia kushtoi tërë jetën më të varfërve, duke ia besuar veprat e tij Provanisë Hyjnore.

Bijtë e tij, orioninët, të përhapur në shumë vende të botës, kryejnë misionin edhe në Shqipëria e pikërisht në Elbasan dhe Shirokë. Kudo janë, ndihmojnë përforcimin shpirtëror të besimtarëve, përgatitjen profesionale të të rinjve, asistojnë pleqtë, njerëzit me aftësi të kufizuara fizike e mendore, m sëmundje të pakurueshme. 

Përgjithësisht don Oroni ndihmonte këdo që kishte nevojë për ndihmë, pa e pyetur se kush je apo nga vjen e të cilit komb apo fe i përket. Lindi më 23 qershor 1872 në Tortona. Në moshën 14 vjeçare shkon në Torino te don Bosko edhe aty kryen gjimnazin. 

Pastaj kalon në seminarin e Tortonës, e kur në vitin 1895 shugurohet meshtar, tashmë ka themeluar një oratorë dhe kolegjin e parë për të rinjtë e varfër. Është filli i “Veprës së Vogël i Provanisë Hyjnore”, që përbëhet prej priftërinjve, studentëve për meshtari e ndihmësve, vepra e të cilëve në ndihmë të të varfërve mbështetët nga lutjet e “Oshënarëve të Provanisë” dhe Motrat Sakramentine të verbra. Në mars të vitit 1940, pas një sëmundje, e çojnë në Sanremo, ku vdes më datën 12 mars të njëjtit vit.

Më 26 tetor 1988 Gjon Pali II e shpall të Lum gjatë Sinodit të ipeshkvijve. Shën Luigji Orione, u shpall shenjt në maj të viti 2004. Shembulli i tij është për bijtë e tij shpirtëror, orioninën e të gjithë një nxitje për të vijuar udhën në gjurmët e këtij Shenjti, posaçërisht për t’i sjellë tek Kisha e Pjetrit – siç thoshte shpesh ai vetë – njerëzit e vegjël, të përvujtë, punëtorët e varfër e të përjashtuarit nga radhët e shoqërisë, që janë më të dashurit për Zotin dhe thesari i vërtetë i Kishës së Jezu Krishtit.

12 mars 2019, 12:01